PNDSH: U dëshmua që Serbia nuk mund të ndalet

Partia Nacionale Demokratike Shqiptare, të dielën, ka komentuar zhvillimet e një ditë më parë, në afërsi të dy pikave kufitare me Serbinë, asaj në Merdar dhe tjetrës te Dheu i Bardhë.
“Partia Nacionale Demokratike Shqiptare mendon se, Vetëvendosja me veprimet e saja, sidomos dje, duke dashur ta luftoj dhe ta ndaloj Serbinë në Kosovë, në të vërtetë po e zhvendos dhe shtrinë problemin e veriut edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Thënë përmbledhtazi, në vend se ta ndalin Serbinë në kufi, u dëshmua se ajo nuk do të mund të ndalet as edhe thellë në Kosovë. Vetëvendosja - mendojmë ne - duke u munduar ta përmirësoj të keqen që e ka bërë Qeveria, po e dëshmon se jo gjithmonë, ta kundërshtosh të keqen je në anën e të mirës”, thuhet, ndër të tjera, në një komunikatë të këtij subjekti politik.