E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albumi ne Pastel i Maks Velos

Artisti  i njohur,  Maks Velo ka  përmbledhur  në një album  pikturat “Pastel”.  Janë  plotë pesëdhjetë e dy pastelet që përmban albumi të realizuar përgjatë viteve 1960-2012.  Portrete janë 22 , peizazhe 28 dhe 2 natyra të qeta. Veprat janë realiste, por jo si ato të realizmit socialist, pasi këto kanë jetë.
Shumica e këtyre punimeve janë të periudhës përpara arrestimit dhe dënimit, pra deri më 1978, të tjerat pas lirimit nga Burgu i Spaçit. Velo gjatë rrëfimit të tij mbi tavolinë mbanë edhe kutinë e bojërave të pastelit  të 50 viteve më parë dhe ai thotë se  pasteli është puritan dhe më ngjallë emocione.
Në radhë të parë të gjitha këto punë i bashkon teknika e pastelit e pastaj grupimi është bërë në portrete dhe peizazhe. Portretet u përkasin njerëzve të thjeshtë: një arixhofkë me kanistra dhe dajre, një pastruese me shami të kuqe, një bojaxheshë që pozon e ulur në karrige, një traktorist apo kooperativiste në mes të drithit etj.
Peizazhet paraqesin pamje të virgjra të fshatit shqiptar po edhe të qyteteve në vitet ’70-80, Gjirokastra, Elbasani, Vlora me turizmin e saj, detin, anijet në port.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›