Topalli ne Monako Shqiperia vendi ne transformim te pandalshem

Shqipëria, vendi në transformim të pandalshëm.
Kështu e ka përshkruar Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjithçka që ka ndodhur e po ndodh në vendin tonë që pas izolimit komunist, vetëm dy dekada më parë, për të gjithë të pranishmit në sesionin e 2-të të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që po zhvillohet ne Monako.
“Dy dekada më parë, vendi im ishte ndër vendet më të varfra në botë, me të ardhura 204$ për frymë në vit. Sot Shqipëria, ndonëse e rrethuar nga kriza, vazhdon me rritje ekonomike. Vetëm në 6 vitet e fundit të marra së bashku, ajo është rritur me 22%. Roli i Asamblesë në rrugën tonë drejt integrimit dhe përqafimit të vlerave universale ka qenë kyç e themelor. Ne ju jemi mirënjohës Ju të gjithëve. Ky rajon, ku filloi Lufta e Parë Botërore, dhe ku vetëm 10 vite më parë u bë lufta e fundit ne Europë, sot pas pavarësisë së Kosovës, jeton në paqe. 3 dite me pare u vendos qe te hiqej mbikqyrja, dëshmi e progresit te Kosovës” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Gjate ditës së dytë të punimeve të cilat u hapën me fjalën e Michel Roger Kryeminister i Monakos, Kryeparlamentarja Topalli njohu pjesëmarrësit me arritjet e vendit tonë nga diktatura më e egër në Europë dhe deri në anëtarësimin në NATO, lëvizjen e lirë dhe afrimin me Bashkimin Europian.
Gjatë punimeve të këtij sesioni, Kryetarja e Kuvendit mori përgëzimet e përfaqësuesve të të gjitha shteteve anëtare të pranishëm për mbajtjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE në Vjeshtë në Tiranë nga datat 5-7 tetor 2012. Kjo, do të jetë hera e parë ku Asambleja parlamentare e OSBE do mbahet në Tiranë.