Zbulohet flamuri i Shoqerise Drita i vitit 1884
Në fondin e etnogafisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike është zbuluar si dhe i është kryer një studim i mirëfilltë një flamuri tjetër shumë të rëndësishëm bëhet fjalë për flamurin e Shoqërisë “Drita” në Bukuresht dhe që i përket vitit 1884. Studiuesja dhe përgjegjësja e arkivit Etnografik, Ariola Prifti na bën me dije detajet rreth flamurit.
Deri më sot ky flamur nuk është studiuar dhe për pasojë nuk kishte një kartelë historike shoqëruese. Flamuri është i realizuar nga dy fletë pëlhura mëndafshi dhe gjendja e tij është relativisht e mirë thotë Prifti
Ndërkohë që përsa i përket dekoracionit ka disa ndryshime cka tregon se ky është një variant i tij. Ndërsa mbishkrimi mbi të është me germa latine. Ky flamur është i lidhur ngushtë me jetën kulturore të mërgatës së Bukureshtit e cila ka dhenë një kontribut të çmuar në veprimet e saja pro shqiptare në themelimin e shtetit shqiptar.
Studiuesja thotë se po mendohet se këto flamuj të ekspozohen në një ambient për vizitorët vendas dhe të huaj.
Ky është flamuri i pestë që del në dritë brenda këtij viti.