E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alda Merini, rrëfimet e ditëve të fundit në psikiatri

Alda Merini, mbretëresha e poezise moderne italiane, e ndarë nga kjo botë pak muaj më parë. E vetmja herë kur mendimin e saj e shpreh me anë të prozës, duke iu larguar për pak caste dashurisë së jetës, poezisë. Qenë çaste, kur Alda Merini më në fund mund të prekte lulet që u kish shijuar bukurinë veç pas hekurave të një dhome spitali: “Në atë moment nuk do mundja të shkruaja asgjë përsa i përket luleve, pasi unë vetë isha bërë lule me kërcell e embrion”. Dhjetë vjet të kaluara në çmendinë , veshur kokë e këmbë me poezinë e mendimit të saj, mes dhimbjes, indiferncës, vetmisë, rebelimit, Alda Merini kërkoi t’i shprehte me librin “Një e vërtetë tjetër. Ditari i një personi ndryshe”.

“Por në ditën kur na hapën dyert  e mund të preknim me duar ato trëndëfila të mrekullueshëm, mund të deheshim më në fund nga fati i tyre si lule, oh qe momenti kur të gjitha ankthet tona sekrete  u zhdukën, pasi ishim pranë Zotit dhe vuajtja jonë kish mbërritur deri tek lulet e vetë ajo ish bërë lule” - shkruan Alda Merini, mbretëresha e poezisë moderne italiane, e ndarë nga kjo botë pak muaj më parë.

Kjo është hera e  vetme kur ajo e shpreh mendimin e saj me anë të prozës, duke iu larguar për pak caste dashurisë së jetës, poezisë. Qenë çaste, kur Alda Merini më në fund mund të prekte lulet, që u kish shijuar bukurinë vetëm pas hekurave të një dhome spitali: “Në atë moment nuk do mundja të shkruaja asgjë përsa i përket luleve, pasi unë vetë isha bërë lule me kërcell e embrion”. Dhjetë vjet të kaluara në çmendinë, veshur kokë e këmbë me poezinë e mendimit të saj, mes dhimbjes, indiferncës, vetmisë, rebelimit, Alda Merini kërkoi t’i shprehte me librin “Një e vërtetë tjetër. Ditari i një personi ndryshe”.

Është një e vërtetë tjetër mdis viteve të kaluara në një çmendinë, mes mjekëve, infermierëve, pacientëve, ulërimave e hekurave, një realizëm zhveshës deri në dhimbje. Paaftësia humane për të kuptuar e për t`u kuptuar me njëri-tjetrin, hekura njerëzor para se të shndërroheshin në hekura të një cmendine, kështu kish lindur “Një e vërtetë tjetër”.

Një tregim i një jete të kaluar në spitalin psikiatrik, midis elektroshokut, injeksioneve, torturave e frikës ndaj një botë jashtë këtyre mureve. Është një e vërtetë, që askush nuk kërkon ta shohë, një e vërtetë jo e rehatshme e fshehur nga hipokrizia e mirësisë e që preferohet të kryqëzohet, nga frika se shpreh atë pjesë njerëzore, që kërkojmë ta maskojmë. Nuk është një libër rrëfimi, përkundrazi është një triumf i jetës ndaj vdekjes, i bukurisë ndaj shëmtisë, është tregimi se si çmenduria nuk ekziston, por është veç një boshllëk i pafund dashurie. Rreshtat e këtij ditari nuk janë mbushur me sentimetalizëm e as me fjalë dënuese ndaj sistemit, që e mbante mbyllur mes hekurash, ferri i vërtetë qe jashtë tyre në sytë e atyre që të kritikojnë, që të gjykojnë e që të etikojnë si “I ndryshëm”. Alda Merini ishte një person ndryshe, por sic shkruan dhe vetë “në fund të fundit isha poete” e kjo ishte veçantia e saj, para se të ishte “ndryshe” ose  “e çmendur”.

“Në fund të fundit isha poete” e kjo karakteristikë e shpëtoi atë nga çmenduria e vërtetë: ”shpirti im kish mbetur i pastër, gjithmonë në pritje të diçkaje të bukur, që do më shfaqej në horizont”.

Ishte vetëm 15 vjece kur Alda Merini botoi poezitë e saj të para të prezantuar pak vite më vonë në përmbledhjen “Prezenca e Orfeut” 1953, me një sukses të madh të kritikës, ndjekur më pas nga disa vëllime poetike si “Frikë nga Zoti” (1955), “Martesa Romane” (1955), “Ti je Pietro” (1962). Pati një martesë normale, fruti i të cilës qenë dy vajzat e saj të para, siç thotë dhe ajo në ditarine saj: “isha një bashkëshorte e një nënë e lumtur edhe pse herë - herë jepja shenja lodhje, që më turbullonin mendjen” . Prej vitit 1965 e për dhjetë vitet në vazhdim mbyllet në spitalin psikiatrik në Milano, nën kërkesën e bashkëshortit. Ishin vite, kur ishte ende burri, që vendoste për fatin e gruas së tij. Kjo gjë e mundon shumë, bashkëshortin që e adhuronte, tashmë e shihte si armik, siç flet në letrën drejtuar mjekut të saj në çmendinë: ”I dashur doktor! Ajo çka pres nga ty doktor është vetëm burri im, një shenjë, një pëlqim, një akt kuptimi mund të më shërojë e të më drejtojë në rrugën që unë dua”.

Hyn e del nga spitali pak herë e sjell në jetë dy vajza të tjera, babai i njërës prej të cilave, qe një pacient i çmendinës ku qe mbyllur. “Burra e gra ishin të ndarë në pavione - shkruan ajo - por një ditë hyn në pavion Pierre. Ishte një burrë i mirë, një i sëmurë i heshtur. Dashurohet me mua, e kuptoj nga vështrimet e tij të ëmbla, nga margaritat që më dhuronte cdo ditë”. Lulet që ajo i adhuronte aq shumë e që në atë ferr ishin si një rreze hyjnore drite.

Alda Merini nis të shkruajë përsëri në vitin 1979 pas largimit pa kthim prapa nga çmendina, ku u mbajt mbyllur nën diagnozën “Bipolar Disorder“, një psikozë maniako depresive ku sipas analizave historike kanë vuajtur disa personazh të njohur si: Ludwig Boltzmann, Sylvia Plath, George Gordon Byron, Winston Churchill, Napoleon Bonaparte, Giacomo Leopardi, Vincent van Gogh, Friedrich Nietzsche, Kurt Cobain e Jaco Pastorius.

 “Një e vërtetë tjetër. Ditari i një personi ndryshe” u botua në vitin 1986, është një prozë lirike më elemente të fortë lirikë, që tregojnë  momente të kalura në ato dhjetë vjet cmendine. “Megjithatë nën diagnozën time shtrihej I plagosur shpirti im i ëmbël i qetë, shpirt që nuk kish qenë kurrë kaq i gjallë”- shkruan Merini - kështu në mënyrë të sjellshme përpunova heshtjen e takova uni-n tim, atë që unë identifikoj me veten, që nuk doja, nuk mund të vdiste”. Alda flet për familjen e saj, për vajzat, për sëmundjen, për moskuptimin njerëzor e indiferncën, që ia shton dhimbjen. Flet për dashurinë, vuajtjet, pacientët e spitalit psikiatrik, realitetin-ferr të mbajtur fshehur qëllimsht, kushtet johumane, me të cilat trajtohej “një person ndryshe”. Është libiri i parë e i vetëm i saj i shkruar në prozë dhe pse filli i mendimit të rreshtave të tij është një poezi e vërtetë, i thjeshtë, direkt, i vërtetë, është mëndimi i një gruaje që ka kurajon të shprehë lirinë e saj për të qënë “ndryshe”. Tregohen momente vetmie, malinkonie, heshtjeje, që herë pas here thyhej nga ulërimat rrënqethëse të një gruaje, që më pas lidhej në kyçe e kavilje. Alda Merini shpreh të vërtetën e saj, që për dhjetë vjet e mbajti larg nga bota që i përkiste : “A nuk isha unë që kërkoja të kthehesha në botën, që më përkiste? Pse ky rebelim shkëmbehej me një akt mosbindjeje?”

“Në fund të fundit isha poete”- e poete mbeti si në çmedninë e pas saj. Qënia poete qe shpëtimi i saj.

“Edhe çmenduria meriton duartrokitjet e saj” - është një gjendje, që kërkon respektin e dinitetin e saj, pasi bukuria më e madhe e kësaj bote është pikërisht ajo, ndryshueshmëria. Ashtu sic thotë dhe ajo vetë : Mund të jesh dikushi thjesht duke menduar!”

“Një e vërtetë tjetër.”

Alda Merini

Isha pak më shumë se sa një vogëlushe, kur për herë të parë u shtrova në çmendinë. Vërtet kisha dy vajza e ndonjë eksperiencë mbi kurriz, por shpirti im kish mbetur i pastër, gjithmonë në pritje të diçkaje të bukur, që do më shfaqej në horizont; në fund të fundit isha një poete dhe kaloja kohën time duke u kujdesur për vajzat e duke i dhënë mësim nxënësve, kisha shumë që vinin në shkollë e me prezencën e thirrjet e tyre të gëzueshme më argëtonin shtëpinë. Pra isha një bashkëshorte e një nënë e lumtur edhe pse herë - herë jepja shenja lodhje, që më turbullonte mendjen. Provova të flas me tim shoq, por ai nuk dha shenja kuptimi, kështu që gjëndja u përkeqësua dhe pas vdekjes së nënës time, ndaj së cilës bëja shumë, gjërat shkuan keq e më keq,  sa një ditë e dëshpëruar nga puna e shumtë e nga varfëria e vazhdueshme, ndoshta dhe pre e lumenjve të së keqes, shpërthej e im shoq gjeti si zgjidhjen më të mirë, të thërrasë një ambulancë, natyrisht duke mos parashikuar se do më çonin në çmendinë. Por atëherë ligjet ishin precize e fakti është, se akoma në 1965 gruaja ishte objekt i burrit e burri mund të merrte vendime për ç’ka kish të bënte me të ardhmen e saj.

Përfundoj pra pa dijeninë time e internuar e as unë nuk dija se ekzistonin spitale psikiatrike, nuk i kisha parë kurrë, por kur u gjeta brenda, besoj se u çmenda në të njëjtin moment, kur kuptova se kisha hyrë në një labirinth, nga i cili do më duhej shumë të dilja.

Papritur si në përralla të gjithë të afërmit zhduken.

Në darkë uleshin hekurat e mbrojtjes e krijohej një kaos infernal. Nga brendësia ime dilte një ulërimë e mprehtë, një britmë e vrullshme drejtuar fëmijve të mi. Ulërija me të gjithë forcën që kisha brenda meje dhe rezultati qe, se më lidhnin e më mbysnin me injeksione qetësuese. Po ndoshta a nuk kishte human rebelimi im? A nuk isha unë, që kërkoja të kthehesha në botën që më përkiste? Pse ky rebelim shkëmbehej me një akt mosbindjeje?

Pak nga efekti i ilaceve, pak nga shoku i rëndë që kisha pësuar, bie në koma për tre ditë e dëgjoja veç pak zëra, por frika kish kaluar e i kisha dhënë dorëheqjen vdekjes.

Pas disa ditësh im shoq erdhi të më marrë , por unk doja ta ndiqja. Shihja tek ai një armik e për më shumë isha kaq e dobët dhe konfuze, saqë në shtëpi nuk do mundja të bëja asgjë. E kjo thanë se qe zgjedhja ime e dytë, zgjedhje, që e pagova me dhjetë vjet dënim të detyruar.

Në qëndër të kopshtit qe një shtojcë e hyrjes për pranimin në spital: pavioni i kavieve, ku bëheshin studime të vazhdueshme mbi trurin e njeriut.

Kam hyrë disa herë në atë vend, aq sa mjaftonte për të provuar një tmerr të pabesueshëm. Kafshë të lobotizuara (lobotomia - ndërhyrje kirurgjike me efekt ndryshimin radikal të personaliteti), të përdredhura e kudo një ndjenjë force e keqe e panatyrshme, e reduktuar në maksimum nga dhuna e saj. Lloje shtazësh, të cilat nga efektet e ilaçeve kishin humbur identitetin e tyre. Mace që ngjanin me tigra të egër e minj të humbur në sindroma të cuditshme, duke u rrotulluar reth vetes pa kuptim e shenja komunikimi.

Burri që drejtonte këtë trafik të shëmtuar, ishte pak a shumë i ngjashëm me shtazët e tij, dukej i lobomotizuar me vaj të yndyrshëm, kërkonte të kapte ndonjë sëmundje për ta “zotëruar”, sic thoshte ai.

Mua më jepte kaq neveri, sa një herë e pështyva në fytyrë. Këtë gjë nuk ma fali kurrë e sa herë që kaloja aty më shikonte gjithnjë e më zymtë.

Gjëja që më trembte më shumë, qe raporti im me fëmijët. Në mëndjen time të sëmurë fëmijët duhej të ishin nevojshmërisht pjesë e trupit tim, e qënies time, e nuk mund të shihja dikë tjetër jashtë fokusit të qendrës time. Dersia i mbaja në bark, gjithcka ishte normale, por sa i i nxirrja në këtë botë lidhesha pashpjegueshmërisht me mitin e Cronos, që zhdukte pasardhësit e tij. I kërkova mjekut përsenë e kësaj të vecante monstruoze. Mjeku im nuk diti kurrë të më jeptje një shpjegim të plotë. Mund të identifikoja fëmijët e mi me penisin, gjë që ishte tipike frojdiane, si dicka që më kujtonte trauma të vjetra. E deri këtu këtë gjë mund ta pranoja. Por natyrisht nuk mund të pranoja, se isha unë autorja e çdo lloj turpi apo e palumturisë së dikujt. Morali ishte, se fëmijët duhej t’ja besoja të tjerëve, sepse më sillnin aluçinacione të frikshme e kjo gjë më trodiste. Ende sot nuk ka zgjidhje për këtë  e derisa nuk ndjehem e dashur nga fëmijët e mi , ndjehem virtualisht e vetme. Mund dhe të jetë e vërtetë, që në të kaluarën një burrë më ka dhunuar, por më kujtohet mjaft mirë, se kur isha e vogël i lutesha cdo natë Zotit të mirë të më bënte dhuratë një fëmijë. Pse? Këto gjëra kanë gjetur shpjegim në teoritë frojdiane. Fakti se vogëlushja do një bebe, sipas Frojdit, është sepse ndjehet e kastruar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›