E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizitorët e ekspozitës së maketeve të Kompleksit të ri Parlamentar

Pedagogë dhe studentë të degës së Arkitekturës nga universitete të ndryshme kanë qenë vizitorët e ekspozitës së maketeve të Kompleksit të ri Parlamentar, hapur në Kuvendin e Shqipërisë. Studentët dhe pedagogët shfaqën interes dhe vlerësime të veçanta për 12 maketet në tërësi, të cilët shfaqin modele të arrira të arkitekturës bashkëkohore. E pranishme mes vizitorëve ishte dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila falenderoi studentët dhe pedagogët për interesimin e paraqitur, që në hapje të ekspozitës.

Ekspozita e maketeve e hapur në Kuvendin e Shqipërisë është vizituar edhe nga qytetarë të thjeshtë të cilët janë shprehur kurajozë për të parë se si do të jetë Parlamenti i ri i Shqipërisë, për momentin në miniaturë e më pas se cili nga projektet do të dalë fitues. Ndërsa një ditë më parë, për të parë më nga afër maketet e Parlamentit të ri, kanë qenë të pranishëm përfaqësues te medias, ku këto projekte janë prezantuar nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›