E Diel, 1 Nëntor 2026

Dushi: Shqipëria është një vend sizmik, por jo i rrezikuar

Shqipëria është një vend sizmik, por kjo nuk mund të krahasohet me tërmetin në Japoni. Kështu deklaroi sizmiologu Edmond Dushi për “Ora News”, ndërsa bëri një pasqyrë të përgjithshme përsa i takon tërmetit që ka gjunjëzuar Japoninë.
 

“Tërmeti në Japoni ishte i fortë dhe mjaftë shkatërrues, me një amplitudë mjaftë të rëndë. Japonia si dhe vendet e tjera bëjnë pjesë në harkun e zjarrtë të Paqësorit dhe përbëjne një rrezik jo vetëm për Japoninë. Po të shohim dinamikën dhe nga monitorimet që bëhen, kjo goditje e rëndë është shoqëruar dhe me goditje të rënda dhe me te tjera të cilat do të pasojnë”.
 

Në lidhje me këtë situatë mjaftë dramatike, Dushi theksoi se situata sizmike do të vijojë ende, duke shtuar kështu dhe bilancin dhe dëmet e pariparueshme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›