Operacionet ne tru dhe ne palcen e kurrizit me aparatura bashkekohore

Nepermjet ketij financimi prej 7 milione eurosh do te blihen vetem pajisje. Anestezia do te kete monitoret respiratoret makinat e anestezise qe i pergjigjen neurokirurgjise ne te gjitha moshat e parametrat duke rritur ne maksimum sigurine.
Pacientet shqiptare nuk do te kene me arsye te udhetojne jashte shtetit per tu operuar ne tru ne palcen e kurrizit dhe ne nerva. Ne pavijonin e Neurokirurgjise ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza ka nisur dje faza e pare e instalimit te aparaturave ne sallat e operacionit dhe ato diagnostikuese. Shefi i ketij sherbimi Mentor Petrela ka deklaruar se ardhja e ketyre aparaturave diagnostikojne me heret semundjet po keshtu lehtesojne kryerjen e operacioneve. Pajisja e neurokirurgjise me aparaturat e reja behet e mundur fale nje kredie te bute austriake prej 7 milione eurosh.
Sherbimi
Investimi per godinen ishte 3.5 milione dollare por qe eshte i lidhur me kete investim prej 7 milione eurosh i cili do ti jape ketij sherbimi aparaturat me moderne te kohes qe do te beje te mundur permiresimin e aksesit ne nje sherbim spitalor cilesisht me te mire per popullaten ne Shqiperi Kosove Maqedoni dhe Mal te Zi - ka pohuar drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku. Sipas tij me miratimin e kesaj marreveshjeje diten e enjte ne Parlament do te behet e mundur pajisja e ketij departamenti qe eshte nje sherbim elitar per vendin me aparatura bashkekohore te cilat do te sigurojne nje sherbim cilesor spitalor te standardit evropian. Per here te pare ne spitalet publike shqiptare pacientet do te marrin nje sherbim te ketyre standardeve me pajisje bashkekohore te vecanta sic eshte akseleratori linear qe vjen per here te pare ne vendin tone i cili ben te mundur trajtimin e semundjeve tumorale me efikasitet dhe me efekte anesore minimale. Shefi i ketij pavijoni prof. dr. Mentor Petrela ka pohuar se deri ne fund te vitit do te perfundoje blerja dhe instalimi i tyre. Ky eshte nje model amerikan i cili eshte perdorur nga te gjitha spitalit dhe sherbimet e neurokirurgjise. Edhe ne jemi duke perdorur kete model i cili u pershtatet sistemeve moderne shendetesore ka nenvizuar Petrela. Sipas tij sot QSUT ka vetem nje rezonance magnetike e cila perballon nje fluks prej 25 pacientesh ne dite nderkohe qe me ardhjen e aparaturave te reja do te ofrohet mundesia e nje diagnostikimi me te shpejte. Nderkaq nga ana e bluzave te bardha ai ka kerkuar me shume formim duke u bere pjese e edukimit ne vazhdim ne menyre qe te jene te afte per te perballuar keto aparatura bashkekohore.
Kredia
Nepermjet ketij financimi prej 7 milione eurosh do te blihen vetem pajisje. Anestezia do te kete monitoret respiratoret makinat e anestezise qe i pergjigjen neurokirurgjise ne te gjitha moshat e parametrat duke rritur ne maksimum sigurine. Doppleri Transkranial WG-PEV-EMG para e gjate nderhyrjeve kirurgjikale do te beje te mundur ndjekjen e te semurit me prane fiziologjise gjate akteve ne zonat kritike te trurit te palces se kurrizit te eneve te gjakut e te zonave epileptogjene. Njera nga sallat do te pajiset me Neuronavigator Interface me program Rezonance Magnetike Skaner C-arm duke bere te mundur kalkulimin preciz milimetrik virtual nga siperfaqja e trurit ne zonat ku fshihen semundjet e trurit pa e prekur ate. Ne sallen tjeter do te instalohet mikroskopi operator Pentero Zeiss Maja e diamantit per mikro-kirurgjine sic e quan Robert Spetzler neurokirurgu me ne ze sot ne SHBA qe ben te mundur kontrollin ne distance ne kohe reale te gjithe operacionit duke lejuar formimin e studenteve dhe njekohesisht transparencen e akteve dhe kontrollin e seniorit me nje garanci me teper per te semurin. Duke ngritur unitetin e Radiokirurgjise me Akselerator Linear LINAC dhe Stereotaksi ne Shqiperi per here te pare pas perpjekjeve te nje dekade behet e mundur trajtimi me precizion submilimetrik i lezioneve te paarritshme nga kirurgjia ose sic preferohet te thuhet me te pademshme pa hapje te kokes. Ky unitet do te jete i pajisur dhe me nje CT skaner imodelit te fundit me interface me akseleratorin dhe neuronavigatorin. Departamenti i neurokirurgjise perben nje sektor mjaft te rendesishem ne qendren spitalore universitare Nene Tereza pasi ajo eshte qender reference ne rajon.
Femijet me veshka
Transporti per ne dialize nga prinderit
Femijet qe vuajne nga veshkat kryejne dializen ne QSUT me ndihmen e prinderve. Transporti i premtuar nga Ministria e Shendetesise nuk kryhet ndaj dhe keta prinder detyrohen te sjellin femijet ne dialize me mundesite e tyre. Ne vendin tone sipas te dhenave zyrtare ka rreth 100 femije qe vuajne nga veshkat por ky numer eshte edhe me i madh nga ai qe raportohet. Mungesa per vite me radhe e ketij sherbimi ka sjelle dyndje te pacienteve nderkohe qe te shumte jane edhe ata femije te cilet tashme e kane kryer transplantin e veshkave. Sherbimi i dializes u ofrohet falas te gjithe femijeve qe jane te regjistruar ne regjistrin kombetar.