Aldeda: Ligji për inspektimin financiar, nuk cënon KLSH
Ligji për inspektimin financiar nuk interferon dhe as nuk dublon punën e KLSH. Kjo ka qenë deklarata e zv.ministrit të financave Nezir Aldeda në konferencën e sotme. Sipas Aldedës ky ligj plotëson dhe qartëson aktivitete të paplanifikuara që vijnë nga qytetarët dhe thjesht fotografon ngjarjen.
Ndër të tjera zv.ministri Aldeda tha se ky ligj ka qenë dhe një ndër kërkesat drejt libelarizimit të vizve.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot në parim projektligjin "Për inspektimin financiar publik". Pas miratimit në parim, në mbledhjet e ardhshme, Komisioni do të vijojë me shqyrtimin nen për nen të projektligjit në fjalë.