E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksionar në PTK

Debateve për mënyrën e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës do t`i vërë sot kapak Qeveria. Burime të gazetës Express tregojnë se në takimin e Komitetit Ndërministror për Privatizimin e PTK-së, është vendosur që Qeveria e Kosovës do të jetë aksionare me 25 për qind në këtë kompani.

Drejtuesit e këtij komiteti kanë menduar që këtë çështje ta hedhin edhe në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim. Si opsion do t`iu lënë edhe shitjen qind për qind të postës.

“Paraprakisht është marrë vendim që Qeveria të ketë 25 për qind të aksioneve në PTK, por nëse Kuvendi i Kosovës vendos, atëherë mund të shitet edhe krejt”, tha burimi i gazetës. Gjithashtu, Expressi ka marrë vesh se kompanitë potenciale për ta privatizuar kompaninë më të madhe në vend janë Deutche Telecom dhe Turk Telecom.

Procesi i privatizimit më herët ishte pështjelluar pak pas disa kërkesave të kompanive të huaja konkurruese. Disa kanë kërkuar që të ndahet PTK-ja në dy pjesë. Në atë të telefokomit/fiksit dhe telefonisë mobile. E disa të tjera kanë kërkuar që të hiqen nga tregu edhe disa operatorë virtualë. Qeveria, si duket, tash ka arritur në vendimin final.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në një intervistë për Express ka pranuar se Qeveria do të jetë aksionar në PTK.

“Tani për tani orientimi i Qeverisë është të mbajë një pjesë të konsiderueshme të aksioneve me qëllim që t’i shesë në një të ardhme kur do që vlerësohet se shteti i Kosovës ka nevojë për t’i shitur ato”, tha ministri Shala.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›