E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten rezervat, bie çmimi i naftës

çmimet e naftës sot kanë shënuar rënie në tregun amerikan, pasi rritja e papritur e rezervave në SHBA ka zvogluar dëshirën e investitorëve për mallin me rrezikshmëri të lartë.

çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar që u tregtua për muajin korrik ra në 76.67 dollarë, pak pasi e kaloi kufirin prej 77 dollarëve.

Në bursën e Londrës, çmimi i një fuçie pothuajse nuk ndryshoi. Sipas Institutit të Naftës në SHBA, rezervat e naftës së papërpunuar javën e kaluar janë rritur për 579 mijë fuçi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›