E Diel, 1 Nëntor 2026

"Botërori 2010", Kili mposht Hondurasin


Kombëtarja e Kilit ka filluar me fitore garën në Kupën Botërore pasi mposhti me rezultat 1-0 Hondurasin në ndeshjen e grupit H.

Kilianët kaluan në epërsi pas 34 minutash lojë me golin e Jean Beausejour. Pas një harkimi të Mauricio Isla, topi arriti te Beausejour që nuk fali por shënoi gol.

Pavarësisht lojës së mirë të kilianëve edhe në pjesën e dytë të ndeshjes dhe dominimit dhe në raste, goli i shënuar në pjesën e parë doli të ishte vendimtar për tre pikët e reja.

Në grupin H bëjnë pjesë edhe Spanja dhe Zvicra, të cilat përballen në takimin e mëvonshëm që është edhe i fundit i rundit të parë të fazës grupit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›