Aldo Bare: Dëshmitari të kërkojë falje
“Kishe rastin qe une te te falja dhe te tregoje se i ke bere prite makines ku mbeti i vrare vëllai im dhe une do te te falja”. Me keto fjale iu drejtuar i pandehuri Aldo Bare, dëshmitarit te kërkuar nga prokuroria, Gramoz Selmani. Selmani ishte i vetmi deshmitare i seances se te merkures, deshmi e cila zgjati me shume se 3 ore ne gjykaten e shkalles se pare per krime te renda.
Vladimir Meci, avokati mbrojtes i Aldo Bares, përpara deshmise se tij kërkoi nga gjykata pavlefshmerine e leximit te dëshmive te Afrim, Lorenc dhe Stiliano Dajës te bere ne seancen e kaluar, pasi sipas mbrojtësit, ato jane marre ne kundershtim me ligjin dhe rrjedhimisht behen te pavlefshme.
Dëshmitari Gramoz Selmani, dëshmoi përpara gjykates 2 episode. Ne te parin ai tregoi sesi nje makine ku ndodheshin vellezerit Shkurti dhe Rabija, kishte qelluar ndaj tij ne kohen kur qëndronte ne shoqerine e Artur Dajes. Selmani tha se Artur Daja, i vetem, pasi mjeti ndaloi, qelloi me kallashnikov, mbi vellain e Aldo Bares dhe mbi Bardhyl Rabijen, qe ndodheshin te plagosur ne makine.
Kjo deshmi u kundërshtua nga i pandehuri, Bare i cili tha se makines me te cilen udhëtonte vellai i tij dhe 3 persona te tjere iu be prite nga 4 persona, mes te cileve edhe Selmani.
Aldo Bare e akuzoi dëshmitarin si te perfshire drejtëpërdrejtë ne vrasjen e vellait te tij ne ‘97, duke e lidhur kete vrasje me motive politike.
Denada Shkodrani
< I mëparshmi