E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtarësimi në BE, Mali i Zi fillon negociatat

PODGORICë- Ministrja malazeze e Integrimit Evropian, Gordana Gjuroviç deklaroi sot se vendi i saj do të fillonte bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2011.
Gjuroviç tha se qeveria kishte përgatitur 1 800 faqe të reja propozime për përgjigjet e pyetjeve plotësuese të Komisionit Evropian, që do të miratohen në seacën e nesërme qeveritare.
"Mali i Zi së bashku me Maqedoninë është më i përgatitur nga kandidatët e tjerë potencialë për anëtarësim", tha Gjuroviç për median malazeze. Sipas saj, Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2014.
Gjurovic theksoi se ky vit është theksuar si afati i fundit edhe në nismat e Greqisë dhe Austrisë për Ballkanin Perëndimor.
(e.n/mia/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›