E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skënderbej", si po shkelet ligji

Drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures, Valter Shtylla si dhe drejtori i drejtorise se Trashegimise Kulturore ne MTKRS, kane deklaruar perpara mediave, se punimet ne sheshin “skenderbej” vazhdojne duke shkelur ligjin. Ne kete konference eshte bere publike "dokumenti kronologjik” nga te dy institucionet.

"Fillojme me kerkesen drejtuar Institutit te Monumenteve te Kultures, te dates 23.5.2008, ku i kerkohet IMK te shqyrtoje miratimin e projekt-idese fituese, per rehabilitimin e sheshit 'Skenderbej'. Vendim ka disa kushte, te mos lejohet ndertimi i dy ndertesave perkatesisht ne aksin e Bulevardit "Zogu I", dhe midis Muzeut Kombetar dhe Bankes se Shqiperise, si dhe pendenca e sheshit te propozuar, pjerresia e tij te mos kaloje 1 per qind. Ne momentin qe nje projekt-zbatimi nuk siglohet nga ana e Keshillit Kombetar te Restaurimit, si i tille ai nuk u mund te zbatohet ne nje zone qe mbrohet nga legjislacioni, sic eshte sheshi 'Skenderbej'. Nje shkrese e dyte, ne 27 prill 2009, gati gjashte muaj pas vendimit me kushte te KKR, bashkia Tirane i kerkon KKR, njohjen e vendimit te muajit nentor 2008", tha Ols Lafe, drejtor i drejtorise se Trashegimise kulturore ne MTKRS.

Ndersa IMK i kthen pergjigje bashkise se Tiranes, duke i derguar kushtet e projekt idese, kjo e fundit nuk ka kthyer me pergjigje, duke zbatuar keshtu projektin i cili eshte i paligjshem.

"Pas tete majit 2009 ku ne i ridergojme praktiken e Keshillit Kombetar te Resaturimeve bashkise se Tiranes, dhe i kerkojme qe per firmosjen teknike perfundimtare nga ana e KKR te marrjes parasysh te verejtjeve qe jane bere nga ky organizem ata nuk na jane pergjigjur me ne menyre qe te merrnin firmen perfundimtare nga Keshilli Kombetar i Restaurimeve ne menyre qe projekti te ishte tashme i miratuar nga organizmat e trashegimise kulturore", u shpreh valter Shtylla, drejtor i Institutit te Monumentve te Kultures.

Vilma Masha Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 prill 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›