E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: Rritet numri i pacientëve që vuajnë nga patologjitë

Në ditën botërore të shëndetit, strukturat e shëndetësisë raportojnë një rritje të numrit të pacientëve që vuajnë nga patologji të ndryshme, në zonat urbane. Sipas drejtorit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, sëmundjet që listohen të para në vendin tonë janë ato kardiovaskulare dhe tumorale, por nuk mbeten pas dhe sëmundjet infektive. Moshat më të prekura, jano ato të treta.

"Pa dyshim dominojnë sëmundjet që ne po i quajmë kronike, joinfektive, që prekin më shumë moshat e mesme, apo moshat e treta, duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceret, problemet kronike të mushkrive, por gjithashtu probleme të rëndësishme ngelen aksidentet, traumat", thotë Alban Ylli.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në përhapjen e patologjive të ndryshme, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore, janë ndotja, trafiku, por edhe kequshqyerja. "Nga ndotja mjedisore, qe jane te lidhura me mënyrën se si i ndërtojmë ne qytetet, me mënyrën se si ne rregullojmë trafikun apo dendësinë e trafikut, e deri tek ekspozimi ndaj faktorëve modernë të riskut, ushqyerja e gabuar, sendentarizmi", vijon Ylli. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 1.2 milionë njerëz, do të vdesin nga ndotja e ajrit në zonat urbane.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›