E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bare kercenon nga salla e gjyqit kryeministrin Berisha

TIRANEuml- Aldo Bare i cilesuar si kapo i bandes famekeqe te Lushnjes u rrebelua sot ne sallen e gjyqit dhe shpertheu ne fyerje e kercenimeve ndaj punonjesve te policise qe i qendronin perkrah ne kafazin e hekurt duke mos kursyer as kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Seanca gjyqesore ndaj Bares po vijonte krej normalisht me pyetjen e deshmitareve kur njeri prej tyre ish-punonjes i Lagunes se Karavastase tha se askionet e tij i shiti per 60 mije leke. Ne kete moment Aldo Bare krejt i zemeruar filloi fushaten e tij te sharjeve e kercenimeve.

Askush nuk do ta gezoje Lagunen e Karavastasee sa une te jem gjalle. Ujin e zi do ti nxjerr dhe ketu ku jam -tha Bare.

Edhe pse kryesuesja e seances Fatmira Hajdari e paralajmeroi per nxjerrjen nga salla e gjyqit Aldo Bare vazhdoi me kercenime ndaj shefit te ekzekutivit dhe familjareve te tij. Me heret ne seance deshmuan dy deshmitare te tjere Pellumb Mece dhe Xhavit Cela.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›