Otranto 97 gjenden eshtrat e dy shqiptareve ne Itali
Artan CENA
BRINDIZI - Dy viktima te tragjedise se Otrantos e ndodhur me 28 mars te vitit 1997 jane ende te paidentifikuara. Zbulimi tragjik eshte bere nje dite me pare nga media italiane. Me sakte jane punonjesit e morgut ne Brindizit te cilet kane bere te ditur se jane 15 te vdekur pa emer prej te cileve dy jane femra shqiptare qe jane aty qe prej vitit tragjik per Shqiperine 1997. Eshtrat nuk kane emra por nga nje numer. Policia italiane gjate tere ketyre viteve ka bere kerkime per identifikimin e tyre qe ne vend te numrave te vendoste emra por deri tani nuk ka qene e mundur. Sic eshte mesuar dhe per dy femrat shqiptare nuk ka shkuar njeri qe te pyese. Ndoshta te afermit e tyre nuk e dine qe ato jane te varrosura ne Brindizi por i dine te humbura ne ujerat e detit Adriatik gjate perplasjes tragjike me anijen ushtarake italiane Sibila.
PA EMER
Pesembedhjete eshtra njerezish qe nuk kane emer por vetem nga nje numer nje kod qe i identifikon se ku dhe kur jane gjetur mes te cileve jane gjetur dhe trupat e dy grave qe dyshohet se jane viktima te tragjedise se Otrantos ku humben jeten 84 shqiptare. Pikerisht ate dite autoritetet italiane raportuan se kishin gjetur trupat e pajete te dy grave qe ende sot e kesaj dite kane mbetur pa emer dhe pa asnje element qe mund ti jape atyre nje identitet. Por hetuesit besojne se ato ishin pjese e shqiptareve qe gjendeshin ne bordin e anijes Kateri i Rades qe u perplas me anijen luftarake italiane Sibila dhe per pasoje 84 shqiptare burra gra e femije perfunduan ne thellesine e detit. Shume prej viktimave ngelen ne fund te detit pasi nuk u nxoren dot dhe u shpallen te humbur me pas te vdekur. Por nga fakti i ri duket se disa prej trupave mund te kene dale ne siperfaqe dhe me pas deti i ka perplasur ne breg ku jane gjetur nga policia.
VARRET
Fakti i dy shqiptareve qe jane te varrosura ne Brindizi dhe jane te paidentifikuar eshte bere i ditur nga faqja online italiane senzzacolonne.it sipas se ciles eshtrat e personave te zhdukur ne 33 vitet e fundit te gjetur ne Brindizi apo provincat e tij ndodhen ne morgun e spitalit Perino. Jane raste te pazbardhura me te cilat punojne forcat e rendit per te zevendesuar pllakat me nga nje fotografi dhe nje emer mbase per te lehtesuar dhimbjen familjareve qe ende jane ne kerkim te te dashurve te tyre.
Pranga nxenesit te shkolles profesionale i gjendet 400 grame marijuane
GJIROKASTER - Sekuestrohen 400 grame marijuane dhe vihet ne pranga nje 18-vjecar student ne Shkollen Industriale. Policia e Gjirokastres ka bere te ditur se droga u gjet e fshehur ne nje prej dollapeve ne konviktin e Shkolles se Mesme Industriale nderkohe qe eshte ndaluar edhe poseduesi i saj nxenesi me inicialet F. M. 18 vjec nga qyteti i Tepelenes. Droga ishte fshehur ne nje qese plasmasi dhe ishte fshehur ne nje prej dhomave ne katin e dyte te ketij konvikti. Sipas policise 18-vjecari do ta shperndante drogen ne ambiente shkollore te ndryshme ne qytetin e Gjirokastres. Aksioni eshte bere rreth ores 1700 te dy diteve me pare nga specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve. Ata kishin marre informacionet ne rruge operative dhe kane zhvilluar kontroll ne konviktin e Shkolles te Mesme Industriale dhe Pedagogjike. Ne katin e dyte ne nje nga dhomat e ketij konvikti nga kontrolli i ushtruar ne njerin prej dollapeve ishte nje qese plasmasi ku brenda saj kishte rreth 400 grame lende narkotike te dyshuar si marijuane. Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo qese i perkiste adoleshentit me inicialet F. M. 18 vjec lindur dhe banues ne Tepelene nxenes ne vitin e peste te Shkolles Industriale Gjirokaster. 18-vjecari eshte ndaluar per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.
Parandalohet vrasja pas sherrit per gervishtjen e makines
ELBASAN - Parandalohet nje vrasje ne qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme. Burimet zyrtare nga policia lokale kane bere te ditur se 41-vjecari Ardian Rama ka tentuar te vrase me arme zjarri 45-vjecarin me inicialet A. M. Krimi ka ndodhur pas nje grindjeje te castit me kete te fundit. Sherri ka ndodhur ne servisin e 45-vjecarit por policia e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje ka bere te mundur parandalimin e krimit. Sipas policise gjate kontrollit ne banesen e 41-vjecarit u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri dhe 2 thika.
Gjykata liron Qetesorin e Big Brother
VLORE - Qetesor Ferunaj i arrestuar nga policia per ngjarjet ne Orikum dhe Dukat do te ndiqet ne gjendje te lire. Ai eshte derguar mengjesin e djeshem ne gjykate per ti dhene masen e sigurise dhe prokurori Dritan Marku kerkoi nga gjykata masen e detyrim paraqitjes ashtu si dhe per te ndaluarit e tjere te kesaj ngjarjeje. Vendimi eshte pritur me gezim nga dhjetera banore te Dukatit qe qendronin jashte ambienteve te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore. Me gjithe arrestimet e kryera banoret e Dukatit thone se do te vijojne protestat deri ne njohjen e se drejtes se pronesise se tokave qe ata pretendojne.
17 Nentor 2010