Aldo Bare kërkon pushim të gjykimit, njësoj si precedenti BashaNga TemaAldo Bare kërkon pushimin e gjykimit ndaj tij, për shkak se veprimet që janë kryer nga prokuroria kanë qenë jashtë afateve ligjore. Séanca e sotme është mbyllur shpejt edhe për sh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Aldo Bare kërkon pushim të gjykimit, njësoj si precedenti BashaNga TemaAldo Bare kërkon pushimin e gjykimit ndaj tij, për shkak se veprimet që janë kryer nga prokuroria kanë qenë jashtë afateve ligjore. Séanca e sotme është mbyllur shpejt edhe për shkak të tensioneve. Vetë Aldo Bare është larguar nga salla për shkaqe mjekësorë, ndërsa avokati i tij, Vladimir Meçe ka kërkuar pushimin e çështjes. Njeriu më i shumëpëfolur nga kryeministri Sali Berisha për krimet e tij, tashmë synon që përmes një skenari që përdori mazhoranca e Berishës, të shpëtojë nga gjykimi. Ishte Lulzim Basha, ish-ministër Transporti që me një manovër të tillë shmangu gjykimin. Kalimi i afateve ligjore u përdor prej tij për të shpëtuar nga përballja me togat e zeza.