E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri ndërmjetëson shuarjen e sherrit mes Metës dhe PriftitNga Antena brenda familjesNjë problem i ri është hapur për Sandrin. Projekti i tij për të përdorur Metën si njeriun e fortë që do të siguronte pushtetin e doktorit, po tronditet. Një sherr i

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri ndërmjetëson shuarjen e sherrit mes Metës dhe PriftitNga Antena brenda familjesNjë problem i ri është hapur për Sandrin. Projekti i tij për të përdorur Metën si njeriun e fortë që do të siguronte pushtetin e doktorit, po tronditet. Një sherr i papritur ka shpërthyer mes Metës dhe Priftit, i cili u duk se u shua gjatë përmbytjeve në Shkodër. Por tani është rihapur prapë. Problem kësaj radhe është bërë zëvendësministri i Priftit, për të cilin ai dyshon se Meta ia ka vënë si spiun. Sherri ka nisur para përmbytjeve, kur zëvendësministri i Priftit i raportoi Metës se Ministri po vilte të gjitha paret për licenca që ka pasë dhënë Ruli, duke i kërcënuar të licensuarit se gjithçka do anulohet. Zëvendësministri i drojtur në fillim ia tha Monikës, pastaj ajo Metës dhe këtu plasi sherri. D.m.th ministri i tyre po bënte lek, kurse ata kishin mbetë me gisht në gojë. Kaq deshi dhe shpërtheu stuhia. Sandri ndërhyri menjëherë duke qetësuar Ilirin se ato që thuhen për Priftin janë fjalë. Por Meta nuk u ndal me kaq. Ai shkoi në prokurori dhe kërkoi arrestimin e Belegut, njeriut që Prifti mori në Ministri për të bërë para. Situata shkoi aq keq sa Prifti e kërcënoi se do ikte fare nga grupi parlamentar i LSI dhe do shkonte tek PD. Këtu ndërhyri Sandri. Thirri Priftin dhe iu lut të mos bënte kërcënime të tilla, pasi Lefter Koka kishte deklaruar se po iku Prifti tek PD, unë iki tek PS.
Përmbytja ishte rasti që Sandri përdori për t’i qetësuar. Kur socialistët kërkuan dorëheqjen e Priftit, Sandri thirri Priftin gjoja i shqetësuar.
- Tani një rrugë ke, i tha. Ose thuaj që njoh vetëm Ilir Metën dhe Sali Berishën shef, ose s’kam si të të ndihmoj.
Prifti doli me urgjencë në konferencë për shtyp dhe deklaroi se njeh vetëm Ilir Metën si shef të tij. Situata u duk sikur u qetësua.
Por ka dy ditë që sherri ka nisur sërish. Prifti dyshon se zëvendësministri i tij i ka dhënë gjithë shkresat e përmbytjes medias për të provuar që Prifti nuk ka qenë fare në krye të situatës. Shto pastaj dhe udhëtimin në Turqi dhe faktin që babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë vitit të ri. Dhe këtu doli prapë Sandri garant.
- Po ç’ke mo burrë, i tha. Unë i thashë doktorit, që kur u kthyem nga Dubai në datën 3 ishim në një avion me Priftin. Ishim unë, Blushi, Samiri dhe Prifti. Ne erdhëm nga Dubai, Prifti erdhi nga babai. Bile tha dhe Blushi, “I vetmi Prift që gjen rehat në Stamboll ky Dritani është”.
- Po Sandër, po, i tha Prifti, po ky legeni që më ka sjellë Ilir Meta ka mbushur gjithë median që unë kam qenë me dy çifte të tjera në Hotel Kempinski me 5 mijë euro nata e të tjera si këto.
- Po mos ça kokë mo burrë se s’i ngelet qejfi doktorit. Bile ai në situata të tilla nuk do njerëz nëpër këmbë.
- Sandër, nuk di ç’të bëj, po ky zëvendësministri që kam unë ka probleme. Më kanë ardhë ca letra anonime që paska qenë person në kërkim, paska braktisë detyrën nga një postë kufitare andej nga Kukësi dhe paska probleme me drejtësinë. Po ç’t’i bëj Metës unë se thotë na ka mbajtë gjallë kur ishte në emigracion. Unë e di që ai s’ka asnjë lidhje, ai ma ka vënë pullë poste të raportojë mos bëj unë ndonjë pare.
- Po jo mo burrë mos fut grindje kot tani, se ne po torturohemi të shtojmë 5 socialistë, ju na bëheni kashtë e koqe.
- Sandër, shto ça të duash ti. Unë kam hallin tim. Unë me spiunë nëpër këmbë nuk punoj. Unë bëj shkresa, më dalin në lajme në TV dhe në faqe gazetash. Mua s’ma hedh dot Meta. E njoh mirë unë. Kështu ta fut ai. Me mua i ka shkurt muhabetet.
- Po prit mo burrë ça nxehesh. Tani që unë po çoj dhe këta të LMN në Bruksel, mos u mbushim mendjen të futen në Kuvend dhe t’ia dhjesim këtij Ramës, na e bën lëmsh punën. Prit o burrë sa të mbarojmë këtë punë, pastaj bëni ç’të doni se kemi ata të pestë.
- Nejse Sandër, po pres, po s’dua spiunë nëpër këmbë. Unë mirë që ja arrita kësaj dite, të ruhem nga Ilir Meta sa lek bëj. S’dua t’ia di fare. Po më bezdisi më, do ik në PD, se aty s’të thotë njeri gjë për këto gjëra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›