E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: Vendosëm unanimisht, marrëveshja shkel Kushtetutën. Reagon PS, i përgjigjet dhe MetësNga TemaUPDATE- Opozita reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi paktin me Greqinë. Deputetja Shegush Ligori tha se kjo është e 17-a herë kur B

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Gjykata: Vendosëm unanimisht, marrëveshja shkel Kushtetutën. Reagon PS, i përgjigjet dhe MetësNga TemaUPDATE- Opozita reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi paktin me Greqinë. Deputetja Shegush Ligori tha se kjo është e 17-a herë kur Berisha shkel Kushtetutën.
Ndërkohë, opozita ka reaguar dhe ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Ilir Meta, që sulmoi PS-në se nuk njeh vendimet e gjykatave. Deputetja Ermonela Felaj tha se Iliri i Saliut përfaqëson vetëm interesat e xhepit të tij. Sipas saj, kutitë nuk po hapen për shkak se do dilte në shesh që mandati i Metës i është vjedhur PS-së.

***

Zëvendëskryeministri Ilir Meta, komentoi dje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e ujërave detarë. Meta tha se ata do të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Meta gjeti momentin për të sulmuar dhe opozitën, duke thënë se kjo mazhorancë respekton vendimet e gjykatave, ndryshe nga sa bën opozita.
Meta tha se do shqyrtohet vendimi dhe do jepen sqarime.
Partia e zotit Meta, kur ishte në opozitë, sulmoi ashpër marrëveshjen, por më pas, kur ai mori postin e Ministrit të Jashtëm, e mbrojti ashpër atë. Meta tha se rrëzimi i marrëveshjes nuk dëmton marrëdhëniet me Greqinë.

***
Gjykata Kushtetuese sqaroi sot arsyet pse vendosi të quajë antikushtetues paktin për ndarjen e territoreve ujore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, marrëveshja ka shkelje procedurale dhe substanciale. Marrëveshja shkel Kushtetutën dhe KOnventën e OKB për të Drejtën e Detit.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njofton se në mbledhjen e saj të dt.26.01.2010, në bazë të nenit 131/ b) të Kushtetutës, vendosi njëzëri të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Gjykata Kushtetuese thekson se në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.
Vendimi i arsyetuar i kësaj Gjykate do të vihet në dispozicion në një kohë tjetër të përshtatshme,” thuhet në njoftimin e GJK.

***
Edhe pse nuk është bërë publik akoma vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e paktit mes qeverisë sonë dhe asaj greke për ndarjen e territoreve ujore, mësohet se një arsye themelore është shmangia e presidentit nga diskutimi. Çështja e shmangies së këtij institucioni kaq të rëndësishëm kushtetues ishte ngritur dhe nga relatori i kësaj çështje, Xhezair Zaganjori, duke paralajmëruar kështu rrëzimin e mundshëm të paktit, që tani do të duhet të rinegociohet.
Presidenti i Republikës në disa raste është shprehur se do presë të dëgjojë zërin e institucioneve duke shprehur besim tek Kushtetuesja. Ratifikimi i marrëveshjes është shtyrë nga Kuvendi.
Për momentin, gjashtë anëtarë të Kushtetueses u ka mbaruar mandati dhe pritet të zëvendësohen nga Kuvendi, që do votojë kandidaturat që do i propozojë presidenti.

***

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rrëzojë marrëveshjen për caktimin e kufijve detarë me Greqinë. Kjo është një tjetër betejë e humbur për mazhorancën, e cila u vu në qendër të akuzave se ka falur territore për Greqinë, në këmbim të mbështetjes politike. Mazhoranca u akuzua se e kishte bërë marrëveshjen në mungesë të transparencës dhe në kundërshtim me ligjet e vendit. Marrëveshja është rrëzuar për motive proceduriale.
Ishte opozita që ankimoi këtë marrëveshje. Ajo u akuzua se po dëmtonte marrëdhëniet me fqinjët. Ministri i Jashtëm, Ilir Meta u përfshi në sulme ndaj opozitës, edhe pse partia e tij e kishte kundërshtuar ashpër marrëveshjen kur ai nuk ishte në pushtet.
Historianë, politikanë dhe ekspertë u angazhuan kundër kësaj marrëveshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›