Marrëveshje me grabitësit e autobusëve, SHKB-ja arreston dy oficerë policie
07/04/2010 Frroku dhe Breni u merrnin para në këmbim që të mos i arrestonin
TIRANE- Dy oficerë policie Preng Frroku 43 vjeç dhe Besnik Breni 34 vjeç janë arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) dhe njësia hetimore Task-Forcë, pasi rezulton se ata kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Pas hetimeve të policisë rezultoi se agjentët kishin lidhje me hajdutët e autobusëve. Dy të sipërcituarit mësohet se ndanin me hajdutët e linjave urbane fitimin e vjedhjeve të kryera gjatë udhëtimit. Dy oficerët që i përkisnin sektorit kriminalistik pranë policisë së shtetit kishin bërë marrëveshje me disa nga hajdutët e Tiranës, nga të cilët arrinin të merrnin shuma të konsiderueshme me qëllim, që oficerët të mos i arrestonin. Nuk dihet me saktësi se sa kohë ka zgjatur kjo marrëveshje, por burimet pranë SHKB-së thanë se dy muaj më parë ndaj oficerëve kishin ardhur disa informacione, nëpërmjet të cilave u filluan hetimet në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë. Aktualisht uniformat blu nuk japin detaje mbi mënyrën e veprimit të dy oficerëve Preng Frroku dhe Besnik Breni, por ata thanë se në fund të çdo muaji hajdutët i jepnin shuma të konsiderueshme dy oficerëve të policisë së shtetit.