Aldo Bare procesi ne udhekryq

Sfida e Aldo Bares me drejtësinë shqiptare, një ditë pas shpalljes së pavlefshëm të vendimit për burgimin e tij të përjetshëm, është e destinuar të vazhdojë për shumë kohë, ndërsa ajo reflekton problemet serioze që ekzistojnë në gjyqësorin shqiptar.
I ekstraduar në Shqipëri me shumë publicitet, me zinxhirë në këmbë dhe me masa ekstreme sigurie, gjyqi Bare risjell në qendër të vëmendjes çështjen e shkeljes së afateve të paraburgimit dhe të mungesës së gjyqtarëve në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Sipas burimeve të sigurta gjyqësore, mbajtja e Aldo Bares ose Alfred Shkurtit në qeli bëhet vetëm duke shfrytëzuar vendimin e shpalljes fajtor për falsifikimin e dokumentave, për të cilën është dënuar me shtatë vjet heqje lirie. Nëse nuk do të kishte qenë për këtë vendim, atëherë një prej njerëzve të konsideruar si më të rrezikshmit në vend, do të ishte i lirë që prej ditës së djeshme.
Ndërkohë, të 12 akuzat e Prokurorisë për të do të duhet të rigjykohen nga fillimi, pasi për momentin nuk ka asnjë vendim të ligjshëm që e shpall fajtor të pandehurin për krimet e dyshuara që rëndojnë mbi të, midis të cilave edhe pesë akuza për vrasje.
Pasi dënimi me burgim të përjetshëm i Bares u hodh poshtë ditën e djeshme në apel, avokati i tij mbrojtës u shpreh se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë, për të kërkuar pushimin e çështjes dhe si rrjedhojë shpalljen e pafajësisë.
Gjatë procesit të mëparshëm, mbrojtësi i Bares, Vladimir Meci, kërkoi dy herë lirimin e klientit të tij për shkak të shkeljes së afateve të paraburgimit, kërkesë kjo e shpërfillur nga gjykata.
I arrestuar në Ankara në vitin 2006, i njohur si “bosi” i bandës famëkeqe të Lushnjes u ekstradua në Shqipëri në vitin 2009, kohë gjatë së cilës janë kaluar afetet e lejuara me ligj për afatin e paraburgimit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen
Bulqiza është një tokë e vuajtur, por edhe një tokë e vdekjes. Vit pas viti, incidentet me pasojë vdekjen në galeritë e nëndheshme vetëm sa shtohen, ndërsa me qindra burra duhet të fitojnë bukën e përditshme të familjes së tyre përmes kushteve mesjetare të punës. Tiranë, hapet gjyqi i pronave
Në prani edhe të një përfaqësueseje të ambasadës amerikane ka nisur në Gjykatën e Tiranës gjyqi civil për cështjen e pronësisë mbi 275 hektarë tokë në Hamallaj, padi e depozituar nga trashëgimtarë të Toptanasve, të cilët kërkojnë njohjen e pronësisë për këtë sipërfaqe. Fier, “Snajperi” prangos trafikantin
Policia e qytetit të Fierit ka vënë në pranga një 22-vjecar të akuzuar për trafik armësh dhe droge. "Gërdeci", shtyhet pretenca
Rikthehen ne procesin Gerdeci disa nga banoret e prekur nga shperthimi tragjik i 15 marsit 2008. Ndryshe nga dhjetra seanca te meparshme, ku e vetmja banore qe ndiqte kete proces ishte vetem Zamira Durda, per te degjuar pretencen ishin te pranishem ne salle edhe tre gra te tjera, te cilat kane humbur familjaret e tyre. Shkodër, trenat grabiten cdo jave
Në Shkodër, trenat grabiten nga grupe të organizuara, të cilat vendosin barrikada mbi shinat e trenit, kërcenojnë makinistet dhe marrin mallrat mbi vagona.
Lajmet kryesore
Hije skandali për makinat e vjetra
Ligji u miratua pasi u ngritën fabrikat e çmontimit
Heqja e TVSH-së për ushqimet
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Malmstrom: Vizat, Kosova hap përpara