Obama Zgjedhjet nuk jam favorit

Presidenti Barack Obama është i vetëdijshëm se niset në dizavantazh në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, për shkak të situatës së rëndë ekonomike.
Megjithatë, ai thotë se ka vizionin për të cilin Amerika ka nevojë dhe ka besim se plani i tij për punësimin do të japë së shpejti frytet e tij.
“Unë jam mësuar të nisem në dizavantazh, por në fund njerëzit do të pyesin: Kush është ai që ka vizion?”, ka thënë Obama në një intervistë për ABC.
Edhe javën e kaluar, në një eveniment zgjedhor në Xhorxhtaun, Obama pranoi se rizgjedhja do Unë jam mësuar të nisem në dizavantazh, por në fund njerëzit do të pyesin: Kush është ai që ka vizion?
Barack Obama
President i Shteteve të Bashkuara të jetë e vështirë pikërisht për faj të krizës ekonomike.
“Ekonomia po del nga një recesion botëror, në kushte të tilla rikonfirmimi nuk është aspak i lehtë”, tha Obama.
E vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë, shtoi ai, është të impenjohemi të gjithë për këtë qëllim.
“Shpresoj të jeni të gatshëm për një vit pune të vështirë”, theksoi presidenti amerikan.
Përpara se t’i shpëtonin këto nota pesimizmi, Obama kishte sulmuar Partinë Republikane, duke thënë se ajo po tenton të abrogoje ligjin në mbrojtje të ambjentit, të reduktojë në maksimum funksionimin e qeverisë e të pengojë mjaft inciativa të vlefshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Aleanca Kuqezi: Abuzime gjatë censusit
"Regjistrimi, proces antikushtetues"
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
Itali, familja Kercher e indinjuar
DioGuardi: Shqiptarët në Greqi të diskriminuar