E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e TVSH-se per ushqimet


Partia Socialiste ka hedhur një hap tjetër duke i kthyer në projektligj, propozimet e anoncuara nga deputetja Mimi Kodheli një javë më parë për heqjen e TVSH-së për disa artikuj jetik për qytetarët shqiptarë.

Gramoz Ruci, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, i ka dërguar kryetares së kuvendit Jozefina Topalli një propozim në formën e projektligjit për disa shtesa e ndryshime në ligjin për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Projektligji socialistëve një kopje të cilit është siguruar nga Top Channel, në katër nenet e tij synon që “furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën, duhet të jenë furnizime të  tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatohen  në masën 10%, duke filluar nga dt.1 janar 2012”. Ndërsa në nenin 3 projektligjit  kërkohet që 'nga dt.1 janar 2012, furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetsore nga institucionet shëndetsore, publike dhe private është furnizim i përjashtuar.”

Së bashku me projektligjin, kryetares së parlamentit i është dërguar një raport ku socialistët kanë parashtruar një sër arsyesh përse TVSH-ja duhet të hiqet këto artikuj. 'Ushqimet bazë të shportës konsumatore, sot në Shqipëri, zënë më shumë se gjysmën e buxhetit të cdo familje me të ardhura mesatare, - thuhet në raport,- ndërkohë që shumica dërrmuese e familjeve shqiptare në fund të muajit, nuk kursejnë dot asgjë nga të ardhurat e tyre'.

Socialistët thonë se barra fiskale për çdo familje shqiptare gjatë 5 viteve të fundit është rritur me 18 %. Gjatë kësaj periudhe megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin rritur me 44 %, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e përditshme janë rritur si më poshtë:

Energjia elektrike është rritur 62 %;
Barnat jane rritur 43 %;
Shërbimi shëndetësor është rritur 50 %;
Mielli, Buka, Sheqeri, Vaji, Orizi janë rritur mesatarisht me 52 %.

Nevojat për mallrat vaj, sheqer, oriz plotesohen të gjitha nga importi dhe përgjysmimi i TVSH-së për këto mallra do të sillte një efekt në buxhetin e shtetit jo më të madh se 1,8 mld lekë. Ndërsa tatimi me 0% TVSH i grurit, miellit, bukës, qumështit dhe vezëve do të ketë një efekt jo më shumë se 1,9 miliarde lekë.

Për hartuesit e projektligjit efektet financiare pasojë e kësaj nisme ligjore mund të përballohen nga të ardhurat e siguruara nga dhënia e licensës së II të 3G një kompanie të telefonisë mobile por edhe nga përmiresimi i administrit fiskal e vecanerisht uljes së evazionit fiskal.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kasat fiskale shtypen për procedurë
Më shumë se një vit pas vendosjes së kasave fiskale për të gjitha bizneset, punonjësit e tatimeve tregojnë se procesi po kthehet në një procedurë pa kuptim dhe pa efekt në menaxhimin e mbledhjes së të ardhurave. Përplasja për buxhetin
Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se qeveria arriti të rikthejë në stabilitet financat publike të vendit, falë politikës që ndoqi me buxhetin e vitit të kaluar. Greqi, ekonomia vazhdon rënien edhe në 2012-n
Rënia e ekonomisë greke do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) do të pësojë një rënie prej 2,5%, paralajmëroi instituti helen i statistikave.

Buxheti 2012, shpresë për parashikim realist


Problemi më i madh i Shqipërisë gjatë katër viteve të fundit ka qenë fakti që qeveria ka programuar gjithmonë një buxhet të fryrë përtej logjikës formale në të ardhura dhe shpenzime dhe është detyruar në mes dhe në fund të vitit të kryejë rishikime të rënda për t’i shpëtuar falimentit. Lufta tregtare, Kroacia kërkon të penalizojë Shqipërinë
Një propozim i Kroacisë në negociatat tregtare mes vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit, mund të nxjerrë jashtë loje eksportet shqiptare.

Lajmet kryesore

Hije skandali për makinat e vjetra
Ligji u miratua pasi u ngritën fabrikat e çmontimit
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Aldo Bare, procesi në udhëkryq
Malmstrom: Vizat, Kosova hap përpara

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›