E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama anulon viziten ne Afrike


Dalai Lama ka anuluar udhëtimin e tij në Afrikën e Jugut, ku ishte ftuar nga laureati i cmimit Nobël për Paqen, arqipeshkvi Desmond Tutu.

Zyra e liderit shpirtëror tibetian ka deklaruar se qeveria afrikano-jugore nuk arriti t’i jepte në kohë atij vizën e nevojshme.

Dalai Lama do të merrte pjesë në celebrimet e së premtes për të shënuar 80-vjetorin e lindjes së arqipeshkvit.

Nga ana e saj, qeveria e Pretorias ka deklaruar se nuk është ndodhur nën presionin e Kinës për të shmangur vizitën.

Polemikat kanë lindur pas vizitës që nënpresidenti i Afrikës së Jugut, Kgalema Motlanthe zhvilloi në Kinë javën e kaluar.

Ai qëndroi atje katër ditë dhe nënshkroi me zyrtarët kinezë një seri marrëveshjesh dypalëshe, kryesisht për marrëdhëniet tregtare dhe investimet.

Gjatë kohës që ishte në Kinë, Motlanthe nuk e përmendi cështjen e vizës. Është e dyta herë në dy vitet e fundit që Dalai Lamës i bllokohet vizita në Afrikën e Jugut.

“Shenjtëria e tij do të nisej në Afrikën e Jugut më 6 tetor, por atij ende nuk i është dhënë viza”, deklaroi zyra e murgut në veri të Indisë.

“Ne jemi të bindur se për një apo disa arsye qeverisë së Afrikës së Jugut nuk i leverdis t’i japë një vizë shkëlqesisë së tij Dalai Lama”, thuhet më tej në deklaratën për shtyp.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Aleanca Kuqezi: Abuzime gjatë censusit
"Regjistrimi, proces antikushtetues"
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
Itali, familja Kercher e indinjuar
DioGuardi: Shqiptarët në Greqi të diskriminuar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›