E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bare rebelohet nga kafazi

Ish kreu i bandes se Lushnjes Aldo Bare ka shperthyer me kercenime ndaj te gjitheve qe nga kryeministri i vendit deri tek polici i toges se shoqerimit qe ne ato momente po e shikonte i shtangur teksa i pandehuri bertiste ne kafaz.UPDATE

Qetesia e Bares eshte thyer pikerisht kur njeri nga deshmitaret ish-punetor ne Lagunen e Karavastase ish prone e Bares ka treguar se si aksionet e tij i shiti per 60 mije leke pasuri qe njihen si asete te konfiskuara e qe i perkisnin Alfred Shkurit apo Aldo Bares.

Ne menyre te befte Aldo Bare ka kercenuar duke nderprere deshmitarin i cili ne fakt nuk po thoshte asnje kunder te akuzuarit. Sa te jem une gjalle tha Aldo Bare nuk do ta gezoje askush Lagunen e Karavastase do ti nxjerr ujin e zi edhe ketu ku jam kercenoi me tej ish kapo i bandes se Lushnjes. Mandej vijoi duke sulmuar kryeministrin Berisha e duke kercenuar per njerezit e familjes se tij dhe ne fund e mbylli duke kercenuar edhe policin.

Ne Lagunen e Karavastase Aldo Bares i jane sekuestruar nga shteti mbi 11 mije metra katrore truall dhe mbi 1300 metra katrore ndertesa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›