E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Hoxha do të ballafaqohet me motrën e Tafës

Aldo Hoxha

Tiranë – Aldo Hoxha, i arrestuari për vrasjen e Fatbardha Tafës më 7 gusht në Tiranë, pritet të përballet me shtetasen Lumturie Gjana, në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Policia dhe Prokuroria për grabitjen me pasojë vdekjen e 37- vjeçares. Ballafaqimi i 20-vjeçarit të arrestuar me akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen është lënë si detyrë nga Gjykata ndaj Prokurorisë, edhe duke iu referuar kërkesës që bëri gjatë masës së sigurisë avokati mbrojtës i Aldo Hoxhës. Duke qenë se i riu nuk e ka pranuar akuzën, avokati kërkoi që të bëhet një ballafaqim i klientit të tij me motrën e Fatbardha Tafës. Ballafaqimi u kërkua për shkak se pretendohet se në vendin ku ndodhi krimi, pranë ish-Fushës së Aviacionit në kryeqytet, Aldo Hoxhës i ka rënë kapelja që mbante në kokë. Në këtë mënyrë pretendohej se Lumturi Gjana, e cila shoqëronte të motrën e saj, Fatbardha Tafa, ta ketë njohur agresorin. Deri tani, provat që kanë mbajtur në burg Aldo Hoxhën janë vetëm analiza e ADN-së së një qimeje floku të gjetur në kapelën që besohet se ai ka lënë në vendngjarje, si dhe profili gjenetik i gjurmës së djersës së mbetur në vendngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›