E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Do i fitojmë zgjedhjet me çdo mënyrë, edhe me pallë

Share

Ministri i Transporteve ka kërcënuar dje në Kuvend deputetët e opozitës se do i fitojnë zgjedhjet me çdo mënyrë, edhe me pallë madje. Sokol Olldashi i bëri komentet gjatë diskutimit për rrugën Levan- Vlorë.

Me të gjitha energjitë njerëzore, me përkushtim, me vullnet, me duar, me këmbë dhe me pallë po deshët, ne ia kemi dalë tju mundim edhe në zgjedhjet e fundit. Do tia dalim prapë tju mundim sërish me të gjitha mjetet, nëse është e nevojshme edhe me pallë, në çdo kuptim të fjalës që e merrni ju, tju mundim prapë, tha Olldashi, raporton Shqip.

Kurse kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërcënoi deputetët e opozitës që të kenë kujdes kur të flasin tani që do hiqet imuniteti.

Do të shqyrtohet edhe çështja e shpifjes, pasi në këtë parlament janë hedhur tonelata baltë, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›