E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Berisha po e çon vendin drejt një sistemi parti-shtet

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar kryeministrin e vendit Sali Berisha se me zgjedhjen e presidentit të ri bëri  që vendi të shkojë drejt një sistemi parti-shtet.   

E keqja më e madhe e të gjithë procesit nuk ishin as kandidatët që u tërhoqën nga gara dhe as presidenti i sapo zgjedhur. E keqja më e madhe e procesit është që kryeministri i vendit, i cili vishet me antiplumb, tashmë ka blinduar politikisht të gjithë institucionet e vendit, median, pasuritë kombëtare, privatizimet, prokurimet, koncesionet dhe në 100 vjet shtet shqiptar ka krijuar fenomenin e pa paprecedent të sistemit parti-shtet, theksoi Spahiu.

Kreu i AK-së ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha, se ai ka pushtuar çdo institucion dhe bën thjesht lojëra politike në funksion të propagandës së tij.

Duke komentuar procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, Spahiu tha se “Rreshtimi i socialistëve në bojkot dhe rreshtimi i demokratëve para kutive të votimit ishte fundi i një farse të paracaktuar më parë ku emra si Fatos Nano dhe të tjerë thjesht u përdorën dhe u vunë në lojë nga makina propagandistike e kryeministrit që vishet me antiplumb duke krijuar në publik imazhin e njeriut konsensual, por që në përfundim tregoi krejt të kundërtën.

Lideri i Aleancës paralajmëroi thirrjen e Kuvendit Kuq e zi mbarëkombëtar ditën e shtunë me delegatë dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›