E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Zgjedhja ime si president ishte surprizë

Presidenti i sapozgjedhur i republikës, Bujar Nishani

Presidenti i sapozgjedhur i republikës, Bujar Nishani, ka folur sot për herë të parë për mediat si presidenti i ri i vendit.

Nishani në fjalën e tij, i shprehu mirënjohjen e tij stafit të Ministrisë së Brendshme, për bashkëpunimin në realizimin e reformave në këtë dikaster.

“Ministria e Brendshme dha një kontribut madhor në procesin e pasaportave biometrike. MB ka bashkëpunuar ngushtë me njësitë vendore të gjithë vendin. Së bashku kemi realizuar reforma të mëdha dhe kemi kontribuar në luftën kundër krimit”,- deklaroi Nishani

Ndërsa, ka vlerësuar të gjithë kandidatët për postin e kreut të ri të shtetit, Nishani e ka cilësuar zgjedhjen e tij si një surprizë të bukur.

Adresoj të gjitha konsideratat për të gjithë kandidatët që u përfshinë në procesin e garës, përsa i përket surprizave, si  çdo surprizë, kjo natyrisht ishte shumë e bukur për mua. Shkuam për të votuar Hoxhën më pas mu komunikua vendimi i mazhorancës që unë e mirëprita, ka shtuar Nishani.

Bujar Nishani u zgjodh dje president i ri i vendit në Kuvendin e Shqipërisë me 73 vota të mazhorancës. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›