E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet me armë policia e Kosovës

Automjet i policisë së Kosovës, i cili është qëlluar

Një automjet i policisë së Kosovës, është sulmuar me armë zjarri në lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës. Sulmi u regjistrua rreth 20 minuta pas mesnatës, në udhëkryqin e rrugëve Knjaz Millosh dhe Oslobogjenja.

Dy policë kanë deklaruar se, persona të panjohur kishin sulmuar automjetin e tyre me armë zjarri, në kohën kur automjeti nuk ishte në lëvizje, ndërsa besohej se të shtënat kishin ardhur nga veriu i Mitrovicës.

Dyshohet se, të shtënat kanë ardhur nga ndërtesat shumëkatëshe, që gjenden në afërsi të barrikadës, që është e vendosur tek shkolla e mesme teknike.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkohë që deri tani nuk është raportuar as për identifikimin e personave të dyshimtë të përfshirë në këtë akt kriminal.

Së fundmi situata në veri të Kosovës u tensionua, pasi dy ushtarë gjermanë të KFOR-it u plagosën gjatë përpjekjeve për të hequr barrikadën në rrugën që lidh Mitrovicën me pikën kufitare nr 1 në Jarinjë. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›