E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat për Shqipërinë, Fyle: Dialog dhe reforma

BRUKSEL- Tejkalim të stanjacionit të krijuar, nisje e dialogut mes palëve dhe plotësimine reformave të nevojshme për rrugën integruese të vendit, vecanerisht ate te kuadrit ligjor.

Ky ka qenë thelbi i deklaratës së përbashkët të Këshilli të trete të Komitetit Parlamentar të Stabilizim -Asociimit mes vendit tonë dhe BE-së.

Deklarata është lexuar nga Stefan Fyle, sipas të cilit ndërkomëbatrët po shohin me shqetësim për situatën politike në vend, mungesën e shansit për të arritur standardet në rrugën drejt BE.

Duke theksuar ato që kemi diskutuar kemi ndjekur me vëmendjen zgjedhjet lokale të 2011, kemi vërejtur me shqetësim se ka pasur polarizim të lartë mbi vendimin e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor rreth vendimeve më të fundit dhe arsyetimit. Zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira, ashtu si demonstruan se korniza ligjore ka nevojë për reforma. Kemi theksuar mungesa në kornizën ligjore të procesit elektoral, që duhen adresuar mes një reforme të thellë elektorale sipas rekomnadimeve të OSBE- tha ai.

Fyle ka theksuar se do të pritet vlerësimi i OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

Tani që Kolegji ka përfunduar detyrat është koha që politika të tejkalojë stanjacionin dhe ti kthehet dialogut për funksionimin e institucioneve dhe parlamentit. Duke adresuar 12 prioritet kryesore duhet të ndiqen në mënyrë gjithpërfshirëse që të kemi progres në rrugën drejt integrimit, reformat elektorale dhe kushtetuese dhe duke zbatuar procedurat dhe reformat e tjera që janë urgjente. BE është gati ta lehtësojë këtë detyrë- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›