Për çfarë do të luhet në dy javët e fundit të Superligës?
Si rrallëherë, për të mos thënë hera e parë në historinë e Superligës, që të gjitha verdiktet janë përcaktuar tashmë. Ekipi kampion është Skënderbeu, njëkohësisht edhe 4 ekipet që do të bien nga Superliga janë mësuar, Apolonia, Tomori, Luftëtari dhe Shkumbini. Matematikisht, luhet për vendin e dytë dhe të tretë, por duke parë kalendarin, praktikisht Flamurtarin vetëm mrekullia e fut në Europë. Gara e vetme është renditja më e mirë e disa skuadrave, nëse nuk ndeshen me Teutën dhe Kukësin, që mbajnë vendin e tretë dhe të dytë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)