E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca “Kuq e Zi”: Qeveria ka braktisur emigrantët

Aleanca “Kuq e Zi” ka akuzuar sot qeverinë se ka braktisur emigrantët shqiptarësh të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit.
 

Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesit e aleancës kanë theksuar se mbrojtja e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit është detyrim kushtetues për qeverinë.
 

Duke u ndaluar në procesin e regjistrimit të popullsisë, aleanca “Kuq e Zi” ka theksuar se qeveria la jashtë procesit të censusit emigrantët duke i harruar shtetasit e saj jashtë kufirit ndërsa i përdor ata vetëm për shifra turistike.
 

“Prej 21 vitesh emigrantëve u mohohet e drejta e votës. Pas 21 vitesh nuk dihet sa shqiptarë kanë ardhur dhe sa kanë ikur nga vendi” thekson AK-ja ndërsa kërkon refomrë radikale në stragjinë e trupit diplomatik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›