E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Brenda dy viteve cerdhe te reja

Kryebashkiaku Lulzim Basha se bashku me te shoqen Aurela dhe ambasadorin e OSBE-se ne vendin tone Eugen Volfart dhe bashkeshorten e tij Ana Maria ishin dje ne cerdhen numer 11 ne Laprake. Shkak per kete vizite ishte fakti se OSBE ka mundesuar pajisjen e kesaj cerdheje me mjete te domosdoshme si shtreter dysheke frigorifere ngrohese peshqire batanije carcafe tapete dhe nje kend lojerash duke kontribuar keshtu ne permiresimin e ndjeshem te kushteve per 34 femijet e kesaj cerdheje nderkohe qe Babagjyshi i Vitit te Ri ka shperndare dhurata te vecanta dedikuar ketyre femijeve. Ne fjalen e mbajtur me kete rast Basha tha se ne buxhetin e vitit 2012 qe do i paraqitet Keshillit Bashkiak ne date 28 dhjetor nje vend te vecante ze restaurimi i cerdheve dhe ndertimi i cerdheve te reja dhe pajisja e tyre me te gjithe kushtet. Ne planifikimin tone afatmesem synohet qe brenda dy viteve te ardhshme numri i cerdheve ne te gjithe territorin e qytetit te jete i mjaftueshem per te permbushur kerkesat e qytetareve kerkese qe sot eshte me e madhe se sa mundesite per ti perballuar me numrin e cerdheve aktuale - u shpreh Basha. Sipas tij ne 24 muajt e ardhshem Tirana do lere mbrapa kohen kur prinderit kerkojne cerdhe e nuk ka mjaftueshem vende per femijet e tyre dhe cerdhet e Tiranes te permbushin plotesisht standardin evropian sic aplikohet kudo ne Evrope.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›