Aleanca Kuq e Zi Qeveria permbushi deshiren greko-serbe
Aleanca Kuq e Zi e ka konsideruar uljen e numrit te popullsise ne Shqiperi si nje mashtrim te INSTAT-it dhe qeverise shqiptare. Permes nje deklarate agresive perfaqesuesit e Aleances theksuan dje se ky numer i vogel i shqiptareve qe nuk e kalon as 3 milione tregon per influencen qe ka pasur Greqia dhe Serbia ne kete proces. Qeveria shqiptare permbushi deshiren e Athines dhe Beogradit te cilat deshironin te nxirrnin shifra te vogla te numrit te shqiptareve theksohet ne njoftim. Po keshtu perfaqesuesit e Aleances konstatojne se INSTAT-i me shifrat e dhena e ka nxjerre popullsine me te voglen ne Ballkan nderkohe qe realiteti sipas tyre tregon se kombi shqiptar llogaritet mbi 10 milione banore. Censusi mashtroi me numrin e popullsise duke demtuar interesat shqiptare dhe duke provuar denoncimet e Aleances Kuq e Zi theksohet ne deklarate. Diten ne vijim priten edhe deklarata te tjera nga kjo aleance e cila ka kontestuar ne menyre te vazhdueshme kete proces.