E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Regjistrimi tregoi tatepjeten qe mori vendi

Balla Censusi deshtoi. Te largohet ministri Genc Pollo

Censusi i vitit 2011 ka shenuar sukses vetem ne nje drejtim ate te konfirmimit te deshtimit te qeverisjes. Te pakten keshtu e lexon opozita socialiste shifren zyrtare te numrit te popullsise e cila sipas drejtueses se Institutit te Statistikave Ines Nurja shenon qe prej vitit 2001 nje renie prej 7.7. Gjate diskutimit te programit te ri politik dhe nevojes per perpunimin e tij kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka marre shifren e dhene nga INSTAT-i per numrin e pergjithshem te popullsise si nje fakt qe flet per humbjen e shpreses. Shqiptaret mendojne qe vendi po shkon ne drejtimin e gabuar koha po imponon ndryshime kjo eshte koha e duhur per politiken e se ardhmes. Shqiperia duhet te behet vendi qe enderrojne shqiptaret pasi censusi tregoi se vendi eshte braktisur. Ky eshte momenti ku une e di cfare besoj e di pse ky vend po shkon ne tatepjete por smund ta bej te mundur pa ju degjuar juve. Kjo politike ka deshtuar po falimenton Shqiperine deklaroi kreu i selise roze Rama. Pervec argumentit politik qendrimi i tij eshte i rendesishem edhe pse ne vetvete e pranon shifren zyrtare te censusit nje proces i cili u kundershtua me heshtje nga opozita. Por nje tjeter zyrtar i selise roze sekretari i grupit parlamentar te saj Taulant Balla ka percjelle permes faqes se tij ne rrjetin social Facebook nje gjykim disi ndryshe e me radikal. Sipas tij censusi deshtoi e per kete eshte e natyrshme dhe e nevojshme nje doreheqje e ministrit Genc Pollo. Censusi deshtoi. Ky deshtim erdhi per shkak te paaftesise se kesaj qeverie dhe ne menyre te vecante per faj te ministrit me te paafte Genc Pollo. Nuk eshte kjo popullsia reale e Shqiperise sikurse nuk jane keto te dhenat e verteta demografike ne Shqiperi. Sali Berisha brenda dites se sotme duhet te shkarkoje Genc Pollon ne te kundert pergjegjesia e ketij deshtimi eshte teresisht pergjegjesi e vete Sali Berishes shprehet Balla. Me nje vleresim kontrastues me Ramen ai nderkohe rishfaqet si nje akuzator konstant i Genc Pollos me te cilin se fundmi ka pasur edhe disa polemika te ashpra ne Parlament. Per kete arsye me me vlere nga pikepamja politike eshte pritja e nje qendrimi zyrtar te selise roze per censusin sesa interpretimet e tij individuale qe gjithsesi kane vlere pse japin nje panorame te gjykimeve personale.

Duke e pare kete ceshtje ne driten e politikave te zhvillimit qe ai imponon me rendesi eshte edhe angazhimi i opozites per ndertimin e alternatives se vet. Ne nje tryeze organizuar me kreret e grupeve te punes ku merrte pjese edhe kryetari socialist Edi Rama numri dy i PS-se Gramoz Ruci deputete anetare kryesie dhe sekretari per programin Ilir Beqja eshte folur mbi plotesimin e draft-programit sipas nje kalendari te qarte. Faza e pare do te jete ajo e punes ne terren e grupeve te cilet me tej duke paraqitur propozimet e veta do te kalojne ne nje faze te dyte qe harmonizon punen e bere drejt nje dokumenti qe do te marre miratimin final ne Kongresin e partise. Ne tryeze kane folur edhe kreret e grupeve te cilet kane prekur disa nga prioritetet punes per sektoret e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›