Berisha Ulja e popullsise jo shqetesuese
Kreu i qeverise Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise u perqendrua te te dhenat e para te censusit te popullsise dhe banesave. Sipas Berishes ne radhe te pare duhet mbeshtetur kryerja e nje regjistrimi te tille ndonese u shpreh se ai nuk e ndiente si problematike tkurrjen e popullsise qe jeton brenda vendit. Sipas Berishes te dhenat tashme e bejne me te lehte punen e qeverise per te zhvilluar politika me te mira demografike. Ritmet e shtimit te popullates jane akoma te mira. Ka nje tendence per renie por ne cdo moment kercenimi qeveria eshte e gatshme te mbeshtese politikat demografike. Por nuk kemi pse ti vendosim ne rendin e dites aktualisht theksoi Berisha duke e tejkaluar perqendrimin e diskutimeve te kjo e dhene e rendesishme e censusit. Sipas tij ky proces eshte nje nga me te medhenjte ne rrafshin social ndonese i quajti normale edhe kritikat qe shoqeruan procesin. Nga ana tjeter Berisha e konsideroi si nje zhvillim shume pozitiv edhe faktin se numri i shqiptareve qe jetojne ne zona urbane eshte rritur ndjeshem. Ne per shume arsye te njohura kemi qene nje vend kryesisht rural. Ne mbetem nje komb rural per te siguruar ekzistencen se nuk ka pasur toke me te lakmuar se toka jone. Levizja e madhe drejt urbanizimit te ketyre viteve eshte oguri me i bardhe per te ardhmen e kombit. Kombet urbane jane kombe qe ndertojne mekembjen prosperitetin dhe te ardhmen theksoi Berisha.