E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi Qeveria te terhiqet nga regjistrimi i popullsise


Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një miting paraditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit të Fierit ku ka protestuar sërish për regjistrimin e popullsisë.

“Qeveria të plotësojë kriteret e Bashkimit Europian dhe të punojë mbi prioritetet e Shqipërisë dhe jo të Greqisë”, thane gjatë fjalimit të tyre anëtarë të Alencës Kuq e Zi.

Aleanca Kuq e Zi thekson se “qeveria të tërhiqet nga regjistrimi i popullsisë.Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm për të”.

Shumë intelektualë të qytetit morën pjesë në mitingun e Aleancës Kuq e Zi.

Kombësia, jo në census RegjistrimiPDIU: Të amendohet ligjiPërplasje Dule-Pollo për censusin Fakte për manipulimin e votës në Kuvend

Konstitucionalisti Adrian Leka sqaron se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i cilësuar antiligjorë disa nene të ligjit mbi gjendjen civile që kanë të bëjnë me nocionin e kombësisë dhe procedurat për ndryshimin e saj, do të sjellë ndryshime për të gjithë ata qytetarë që deri më sot kanë përfituar prej saj.

“Të gjitha ndryshimet në regjistrin e gjendjes civile, sot e më mbrapa, do të konsiderohen si ndryshime antikushtetuese. Ato nuk do të konsiderohen më si të ligjshme e të rregullta. Ato ndryshime kanë ardhur ndesh me ligjin kushtetues”, deklaron Leka.

Por zoti Leka, ekspert konstitucionalist, thotë se ky vendim i Kushtetueses duhet të reflektohet edhe te censusi.

Ai kundërshton deklaratën e drejtorit të përgjithshëm të Gjendjes Civile, Armand Teliti, se ky vendim nuk do të reflektohet te procedurat e regjistrimit. Leka argumenton se ky regjistrim do të prodhojë shifra fiktive.

“Meqenëse regjistrimi nuk do bëhet në regjistrin kombëtar, ai është një regjistrim fiktiv që bëhet për të kënaqur njërën apo tjetrën palë. Të gjitha proceset për regjistrimin duhet të bëhet në bazë të ligjeve, në të kundërt është dicka fiktive”, nënvizon Leka.

Regjistrimi i popullsisë në bazë të fesë dhe etnisë ka shkaktuar mjaft debate në opinionin publik, pasi pritet që të ketë rritje të numrit të qytetarëve që deklarohen me kombësi tjetër nga ajo që ata kanë në të vërtetë, në mënyrë fiktive.

"Vendimi i Kushtetueses nuk prek censusin"

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve të ligjit për gjendjen civile nuk e prek procesin e regjistrimit të popullsisë.

Të dhënat e prodhuara nga ky proces, tha Teliti, do të përdoren vetëm për statistikë dhe nuk do të reflektohen në regjistrin themeltar të gjendjes civile.

“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me censusin, ose regjistrimin e popullsisë, të dhënat e të cilit do të jenë tërësisht në dispozicion të INSTAT për qëllime statistikore, studimore dhe politika të zhvillimit. Të dhënat e censusit nuk janë në asnjë rast pjesë e të dhënave të regjistrit themeltar të gjendjes civile. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese shtrin në ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverisë për heqjen nga certifikata të kombësisë si element i të dhënave të gjendjes civile të shtetasve”, deklaroi kreu i Gjendjes Civile, Armand Teliti. 

 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Helmimi nga mishi
Shtohet numri i personave të helmuar në dasmën e Divjakës. Veç 30 të sëmurëve që shfaqën simptoma në Berat, 13 të tjerë janë nga fshati Bicukas dhe 6 prej tyre gjenden të shtruar ne spitalin e Lushnjes. Zemra, sëmundja e mirëqënies
Mjekë të njohur shqiptarë u kërkojnë qytetarëve të përmirësojnë mënyrën e jetesës dhe të ushqyerit, të cilat ndonëse ecin paralel me modernizimin e shoqërisë, shkojnë në kah të kundërt përsa i përket shëndetit. Specialistët, apel fermerëve
Në prag të sezonit të mbjelljeve, specialistët e bujqësisë lëshojnë alarmin se shumë fermerë gabojnë në përzgjedhjen e farnave. Liri Miho, specialiste në sektorin e teknologjive thotë se numri po vjen në rritje dhe dëmet në prodhimin bujqësor janë të konsiderueshme. 
Bulqizë, rëndohet gjendja e minatorëve
Është rënduar gjendja shëndetësore e disa prej minatorëve grevistë gjatë orëve të natës. Teknologjitë për trashëgiminë
Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për një trashëgimi kulturore të qendrueshme është forumi që u organizua nga drejtuesit e periodikut “Art dhe Trashëgimi” me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe asaj për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit.

Lajmet kryesore

Videoja e tretë e Dritan Priftit
Ish-ministri: Unë dhe Fahri Balliu. Prokuroria hap hetimet
Nëndetëset përfundojnë në Elbasan
Berisha flet në OKB
Zemra, sëmundja e mirëqënies

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›