E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Shteti të dërgojë në Europë flamur të vërtetë

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar për skandalin e flamurit shqiptar në Bruksel.

Pëfaqësues të Aleancës Kuq e Zi shprehin keqardhje për përfaqësimin e vendit tonë nga simbolet e reminishencës, ndërsa kërkojnë që shteti të dërgojë në Europë një flamur të vërtetë.

Aleanca Kombëtare kujton se simbolet kombëare mbrohen me Kushtetutë ku pëcaktohet forma e flamurit. Aleanca Kuq e Zi kujton se askush nuk mund ti ndryshojë simbolet.

Në flamurin shqiptar që valvitet në sallën ku u mbajt takimi ndërparlamentar BE-Shqipëri ka yll të verdhë sipër shqiponjes, i njëjtë me atë që përdorej në periudhën komuniste
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›