BB: Shqipëria, nevojë urgjente për reforma hekurudhore
BRUKSEL –Banka Botërore nënvizon nevojën e ngutshme të reformave në sistemin hekurudhor në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Evropës Juglindore për ti afruar ato me standardet e BE.
Raporti me titull “Reformat hekurudhore në Evropën juglindore dhe Turqi: në rrugën e duhur?” është hartuar nga Carolina Monsalve, ekonomiste për transportin pranë departamentit të Evropës dhe Azisë. Raporti thekson se “reformat aq shumë të nevojshme, jo vetem që ulin kohën e udhëtimit por dhe përgjysmojnë kohën e nevojshme për transport.”
Raporti analizon gjendjen e hekurudhave në dhjetë vende: Shqipëri, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbi, së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë.
“Bullgaria dhe Rumania, të cilat janë antarësuar tashmë në BE, kanë ecur më përpara me reformat në sektor. Për vëndet kandidate, si Kroacia, Turqia apo Maqedonia, ka nevojë urgjente për respektimin e direktivave të BE. Vendet që aspirojnë të bëhen kandidatë, si Serbia dhe Shqipëria, kanë më shumë kohë në dispozicion, por në të njëtën koh nevojitet një ndryshim më i ngutshëm duke parë se sa mbrapa kanë ngelur në respektimin e reformave të BE” - nënvizon raporti i Bankës Botërore.
Në raport vërehet kriza financiare ndërkombëtare, që shpërtheu tre mujorin e fundit të vitit 2008 si një ndër faktorët kryesorë të rënies së ndieshme të vëllimit të trafikut në vitin 2009. “Rënia e vëllimit të trafikut është pasqyruar në përkeqësimin e rezultateve financiare të hekurudhave shtetërore, gjë që thekson koston që sjell moszbatimi i reformave të kërkuara”-thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore.
Raporti erdhi pas një testi të kryer në linjën ekspres Bosfor – Evropë në vitin 2009, ku rezultoi se një tren me konteinerë i nisur nga Lubjana mund të arrijë në Stamboll brënda 35 orëve, në vend të 60 orëve që kërkon zakonisht një udhetim i tillë.
Raporti i rishikon hekurudhat e këtij rajoni pesë vjet pas studimit të parë në 2005-n duke vlerësuar progresin e arritur nga hekurudhat shtetërore lidhur me reformën institucionale, ecurinë e shfrytëzimit, progresin financiar dhe integrimin me normativat e BE.
(a.h/BalkanWeb)