Identifikohet autori i plagosjes ne Domje
Identifikohet autori i plagosjes së Valmir Qerimajt dhe Jetmir Avdias. Oficerët e hetimit të krimit kanë shpallur në kërkim një 39-vjeçar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të hënës në Domje.
Sipas policisë, 39-vjeçari ka qëlluar në drejtim të një automjeti tip Fiat Tipo, ku ndodhin tre persona, për të cilët autori dyshonte se kishin shkuar për t’I vjedhur banesën. Automjeti drejtohej nga Behar Rexha, I cili I ka shpëtuar plumbave, që qëlluan në këmbë dy pasagjerët Qerimi dhe Avdia.
Ky i fundit sipas policisë rezulton të jetë i dënuar më parë për vjedhje. Dy të plagosurit ishin lënë pranë urgjencës në Spitalin Ushtarak, dhe hetuesit e policisë dyshojnë se transportimi i tyre për ndihmë mjekësore është kryer pikërisht nga autori i ngjarjes.
Ndërkaq, janë intensifikuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes tjetër të mbrëmjes së të hënës ku mbeti i vrarë Nadir Zeneli, I cili njihej edhe me emrin Bledi dhe u plagosën dy shokë të tij.
Zbulimi i ngjarjes konsiderohet i vështirë për hetuesit për shkak të problemeve të shumta që mund të ketë patur viktima në biznesin e kromit apo në Itali, si edhe për faktin që autori dyshohet të jetë vrasës profesionist me pagesë.