Aleanca Kuq e Zi homazhe në varrin e Adem Jasharit: Bac, kena edhe diçka me kry
Share
Një ditë pas shpalosjes së flamurit gjigand në Vlorë aleanca Kuq e Zi ka nisur rrugëtimin e saj drejt Kosovës.
Sot aktivistë të lëvizjes nga të gjitha trevat shqiptare janë ndalur në Prekaz ku kanë bërë homazhe në varrin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Aktivistët kanë mbajtur në dorë shumë parrulla, ku spikasnin Bac kena edhe diçka me kry. Apo Bac do e kryjm. Ndërkaq, flamuri gjigand kuqezi do të mbërrijë nesër në Prishtinë ku do të nisin edhe festimet për Ditën e Pavarësisë.
Ndërkohë 99-vjetori i Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit përveç në Shqipëri dhe në Prishtinë do të festohet edhe në Shkup dhe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë.