E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Pavarësisht ligjit, 28 nëntori mbetet festa më e madhe kombëtare

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi, kryetar i Parlamentit të Kosovë shprehet se me ndryshimin e Kushtetues për festat shtetërore askush nuk e ndien veten mirë. Edhe pse ai është njeri i ligjit në Kosovë këtë herë bën thirrje që qytetarët pavarësisht ligjit të njohin këtë ditë si fetën më të madhe të kombit shqiptar.

Është e vërtetë e madhe që ka vërejtje dhe askush ndoshta nuk e ndjen veten mirë. Realisht, kur ne e kemi bërë Ligjin, jemi përpjekur që ti bëjmë disa festa të veçanta si shtet, por si komb konsideroj që i kemi hyrë në hak 28 Nëntorit, është shprehur Krasniqi në një intervistë për Radio Kosovën.

Ai shton se ligji është bërë shpejt e shpejt ndoshta duke nënkuptuar se kanë qenë nën presion për një gjë të tillë. Unë konsideroj se shqiptarët, pa marr parasysh se çfarë shkruan Ligji, duhet të jenë ata që festën e Nëntorit ta trajtojnë si festën e tyre më të madhe kombëtare dhe si festë që nuk mund të zëvendësohet me asnjë festë tjetër, thotë Krasiniqi. Për mua dhe besoj për shumicën e shqiptarëve, sido që të trajtohet kjo, në ndonjë ligj që është përpunuar shpejt e shpejt, kjo mbetet një festë me domethënie të veçantë në historinë e kombit tonë, shton ai.

Në Kushtetutën e re të Kosovë data 28 nëntor nuk simbolizon asgjë dhe ajo nuk konsiderohet festë shtetërore. Pavarësisht kësaj çdo vit Prishtina, Prizreni dhe qytetet të tjera të saj festojnë këtë festë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›