E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i ri i KLSH-së, Kuvendi pritet ta shqyrtojë këtë javë

Kuvendi pritet të vendosë këtë javë lidhur me propozimin e kreut të shtetit për kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.  Këtë javë pritet që deputetët të fusin në axhendë shqyrtimin e dekretit të Topit për Bujar Leskajn në krye të KLSH-së.
 

Por Bujar Leskaj pritet të marrë vetëm votat e mazhorancës pasi opozita është shprehur se do të votojë kundër kësaj kandidature. Kreu i selisë rozë Edi Rama ka deklaruar më herët se deputetët e majtë nuk do ta votojnë kandidaturën e Bujar Leskajt pasi sipas tij kjo kandidaturë dhe nuk i përmbush kërkesat e PS-së për një figurë jo politike në krye të KLSH-së
 

Ndërsa deputeti i PD-së, Edi Paloka disa ditë më parë shprehu vlerësimin pozitiv për kandidaturën e Bujar Leskajt, duke shtuar se gjithsesi për të do të merret një vendim i grupit parlamentar të PD-së.

Dekreti i Topit vjen pas rrëzimit të kandidaturës së parë zgjedhur prej tij për kreun e KLSH-së, Sali Shehun, rrëzuar nga maxhoranca si kandidaturë e papranueshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›