E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi ne Korce Spahiu Zgjidhje kushtetuese per kombesine

shte firmosur sot edhe ne qytetin e Korces peticioni kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike e fetare.

Aleanca Kuq e Zi nepermjet peticionit ka kerkuar anulimin e ligjit te gjendjes civile gje e cila ndihmon ne nderrimin e kombesise si dhe shpallje te paligjshme formulareve te regjistrimit me vetedeklarim etnik. Banore te qytetit te Korces kane perkrahur kete iniciative te ndermarre nga Aleanca Kuq e Zi.

I pranishem gjithashtu ka qene edhe Kreshnik Spahiu nenkryetar i KLD-se icili ka theksuar se eshte kunder kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike e fetare.


Korca i perbuz lirite e amplifikuara jemi kunder vetedeklarimit etnik kunder standarteve selektive pranda i ftojme te gjitha palet ne nje debat u shpreh Spahiu.


Ai ka kerkuar te behen ndryshime te dy ligjeve ne lidhje me kombesine dhe ka bere thirrje per zgjidhje kushtetuese kunder falsifikimeve qe po i behen kombesise.

Numerimi i besimtareve eshte antikushtetues kerkojme zgjidhje kushtetuese kunder falsifikimeve dhe kjo behet me ndryshimin e ligjjit per kombesine ka thene ne fjalen e tij Spahiu.

Nisma Aleanca Kuq e Zi ne Qytetin Studenti Turp shitja e kombesise

Aleanca Kuq e Zi ne kuadrin e udhetimit neper qytetet e Shqiperise per mbledhjen e firmave ne peticionin kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike e fetare eshte ndalur dot ne Qytetin Studenti ne kryeqytet.

Ne nje tubim te organizuar ne sheshin Demokracia ka vijuar firmosja e peticionit nga studentet. Perfaqesuesit e Aleances Kuq e Zi u shprehen se eshte e turpshme shtija e kombesise me para dhe bene thirrje per regjistrime dhe jo falsifikime.

Kujtojme se ne menyre qe ky peticion te shnderrohet ne nje nisme ligjore duhet te kete mbledhur te pakten 20 mije firma nga qytetaret.


Perfaqesuesit e Aleances Kuq e Zi ndodhen sot ne qytetin e Ebasanit. Ata kane ftuar te gjithe qytetaret te nenshkruajne peticionin kunder regjistrimit te popullates mbi baza etnike dhe fetare.


Alenaca Kuq e Zi ka vendosur sot te jete ne qytetin e Elbasanit me rastin e Dites se Veres ku do te kete nje numer te madh njerezish te cilet kane vendosur te festojne ne kete qytet. Sipas Aleances Kuq e Zi maratona do te vijoje ne cdo qytet sepse sipas saj nuk do te tolerojne falsifikime te kombesise ku kane nenvizuar se me anen e ketij peticioni do ti jepet fund njehere e mire falsifikimit te kombesise shqiptare.


Per ti bere edhe keta qytetare pjestare te nismes kunder regjistrimit etnik fetar perfaqesuesit kane theksuar se eshte koha per per integritet kombetar.


Kujtojme se javen e kaluar ata kane qene te pranishem ne qytetin e Vlores dhe personi i pare qe ka firmosur kete peticion ka qene nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›