E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Tuneli i Elbasanit vlen dhe per Maqedonine

Takimi

Kryeministri Berisha priti dje ne nje takim Presidentin e Maqedonise Gjorgje Ivanov ku u diskutua kryesisht per infrastrukturen qe dy vendet duhet te zhvillojne per te pasur nje bashkepunim edhe me te madh. Sipas zyres se shtypit te Kryeministrise ne takim u vleresuan marredheniet shume te mira mes dy vendeve dhe u ripohua angazhimi i te dyja vendeve per te zgjeruar dhe thelluar bashkepunimin ne te gjithe fushat ne vecanti ne fushen ekonomike te investimeve te ndersjella dhe te shkembimeve tregtare ne dobi te interesit me te mire te dy vendeve dhe popujve si dhe zgjerimit e konsolidimit te bashkepunimit e miqesise ne rajon. Interes te vecante u shpreh edhe per segmentin Tirane-Elbasan pjese e rendesishme e korridorit 8 qe lidh Tiranen dhe Shkupin i cili do ta shkurtoje distancen mes dy kryeqyteteve me rreth 100 km.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›