E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lume ankesash per mungesen e emrit ne qendrat e votimit

Korce

Ndryshimet ne listat zgjedhore per qendrat e votimit kane shkaktuar nje lume ankesash nga votuesit te cilet nuk e kane te caktuar qendren e votimit ne afersi te vendbanimit. Pas afishimit te listave paraprake ne qendrat ku do te votojne qytetaret nje sere ankesash qe i jane drejtuar bashkise dhe gjendjes civile lidhen me faktin se votuesve u eshte ndryshuar qendra e votimit cka nenkupton se ne rast se me pare nje votues diten e zgjedhjeve shkonte ne piken me te afert me lagjen ku banonte tashme duhet te shkoje ne nje qender te larget nga vendi i banimit. Ankesat kane qene te lidhura me faktin se ne listat e afishuara keta votues nuk gjejne emrat e tyre nderkohe qe vetem pas verifikimeve ne sistemin elektronik ketyre personave u eshte gjetur qendra e votimit qe nuk perkon me vendin ku banojne. Sipas listave paraprake qe jane afishuar shume persona detyrohen te votojne sipas listes zgjedhore larg vendit ku banojne per shkak te ndryshimeve qe jane bere ne listat e zgjedhesve. Qe nga listat e fundit zgjedhore dhjetera votues kane te ndryshuar qendren e votimit. Sipas te dhenave nga gjendja civile listat paraprake qe jane afishuar jane nxjerre nga listat e zgjedhjeve te fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›