E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tirana", java e ardhshme pritet të jetë vendimtare

Java e katërt pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 8 majit duket se do të jetë vendimtare sa i përket emrit të atij që do të drejtojë bashkinë e kryeqytetit në katër vitet e ardhshme.

Beteja ligjore ndërmjet përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës mendohet të jetë e ashpër në kohën kur të dyja palët mbrojnë fort opsionin e tyre ligjore sa i përket fituesit të kësaj gare.

Ndërsa Partia Socialiste do të vijojë të kundërshtojë vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për hapjen e kutive në të cilat janë hedhur gabimisht votat, mazhaoranca pritet të insistojë në qëndrimin e saj në të drejtën e çdo qytetari për të lexuar votën e tij, si e drejtë kushtetuese.

Të dy palët e bazojnë argumentine tyre duke iu referuar ligjit , por që fjala e fundit i mbetet kolegjit zgjedhor për të vendosur se cili do të jetë kandidati që do të drejtojë bashkinë e Tiranës Edi Rama apo Lulzim Basha.

Ndërsa argumentat për secilën palë janë të forta, kjo pritet të demonstrohet edhe në parballjen ligjore në kolegjin zgjedhor të premten e datës 3 qershor.

Gjithashtu një tjetër betejë mes Partisë Demokratiek dhe Partisë Socialiste do të jetë këtë të hënë në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve, kur të dyja partitë kanë ankimuar pretendimet e palës tjetër për Tiranën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›